Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi tha në opinion se kusj qëlloi i pari në përleshjen e përgjakshme në Elbasan.
Pyetje: Cfarë është struktura për mbrojtjen e votës.
Bardhi: Në qarkun e Elbasanit është ngritur nga Taulant Balla një strukturë kriminale. Unë kam paditur në SPAK. Policia e Elbasanit nuk mund të veprojë ndaj tyre. Ne nuk kemi ndërtuar polici paralele, por kemi aktivizuar njerëz që vlerësojnë votën. Ata janë individë në shërbim të interesit publik pa asnje precedent penal.
Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm qe grupet e mbrojtjes se votës të kenë ndaluar njeri, siç tha Balla.
Bardhi tha se personat e ekipit të PD nuk janë të armatosur veç Paplekës që e ka me leje. Asnjë tjetër nuk ka armë. Me armë ishin ata që erdhln ne atë vend. I pari që qëlloi në drejtim të policisë dhe aktivistëve te PD ka qënë Klement Xhaferri. Ata i drejtuan armët policëve. U plagosën fillimisht dy ish efektivët e policis, aktivistë të PD.
Nëse do të kishte presion nga PD pse nuk reagoi policia dhe prokuroria. Makina e ndaluar po i merrte kartën dhe po i jepte para në këmbim. Ata lajmëruan policinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/