Ish deputeti i PS-së Eduart Ndocaj ka humbur babain pas disa ditësh në gjendje të rëndë i infektuar me covid.
73-vjeçari Mark Ndocaj ka ndërruar jetë në spitalin covid-1 në Tirane ku ishte i shtruar prej disa ditësh, pasi gjëndja e tij shëndetësore ishte rënduar. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.
Postimi i Ndocaj:
Miq, dashamirës dhe të afërm! Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!
Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për respektimin e masave të Covid-19! Varrimi bëhet ditën e enjtë, datë 22 prill 2021 orë 12.00.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/