Urdhëri për karantinë të ufhëtarëve nga Greqia, komiteti i ekspertëve ndërhyri në...

Urdhëri për karantinë të ufhëtarëve nga Greqia, komiteti i ekspertëve ndërhyri në zgjedhje, pse urdhëroi mbylljen me Greqinë e Maqedoninë

100
0
Shares

Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, njoftoi të hënën se kishte vendosur që të gjithë personat që ktheheshin nga e marta prej Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do duhej të karantinoheshin për 2 javë.

“Mendojmë të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia,” tha zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Ajo theksoi se situata në këto dy vende ishte e rënduar dhe se masa ishte një prej përpjekjeve të Komitetit të Ekspertëve për të mbajtur të ulur infektimet në vend. Rakacolli e ilustroi vendimin me rritjen e numrit të rasteve në Gjirokastër dhe Korçë.

Por kandidatë për deputetë të opozitës në qarkun e Gjirokastrës akuzojnë se vendimi është politik dhe synon të pengojë emigrantët të marrin pjesë në votimet e 25 prillit.

“Ky është akt i hapur shkelje e të drejtave të njeriut dhe sobotazh i Rilindjes,” tha Vangjel Tavo, kandidat i LSI, që garon në Gjirokastër.

Edhe kandidati i Partisë Demokratikë në këtë qark ishte i njëmendje me Tavon.

“Është një vendim për të penguar emigrantët për të votuar në Shqipëri,” tha ai. “Është një element antidemokratik, tregon frikën nga pjesëmarrja,” shtoi Shehu.

Ndryshe nga kandidatët e opozitës, ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, i cili garon për Partinë Socialiste në këtë qark, i tha BIRN se vendimi nuk kishte lidhje me qeverinë dhe opozitën.

“Kjo është punë e shkencës”, tha Çuçi, ndërsa këmbënguli se socialistët ishin ata që humbisnin më shumë nga vendimi. “Dihet botërisht që emigrantët votojnë PS në shumicë absolute,” theksoi ai.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me akuzat e opozitës.

Në Greqi jetojnë mbi 700 mijë qytetarë shqiptarë dhe një pjesë e tyre, kthehen zakonisht në vend në javën e fundit për të votuar në zgjedhje. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve e ndalon këtë mundësi. Të kthyerit nga dita e martë do duhet të qëndrojnë në karantinë dy javore dhe nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në procesin e votimit.

Komiteti i Ekspertëve dhe menaxhimi i pandemisë prej qeverisë janë parë edhe më herët si të njëanshme, ndërsa masat e vëna për ndalim grumbullimesh janë zbatuar selektivisht mbi opozitën apo kandidatë të pavarur.

Vendimi i fundit i Komitetit është një ndryshim 360 gradë nga qëndrimet e deri tanishme, kur Shqipëria pavarësisht situatës në vendet fqinje nuk ka mbyllur kufijtë dhe as ka vendosur ndalime për udhëtarët. Po ashtu është e paqartë pse vendimi kufizohet vetëm te Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa të dhënat nga Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe nga universiteti ‘Johns Hopkins’ në SHBA – që monitorojnë situatën e pandemisë në botë, tregojnë për shifra të ngjashme apo edhe më të larta infektimesh për frymë në Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë apo Kroaci.

Doktori epidemiolog Ilir Alihmemeti i tha BIRN se masat e reja “nuk bënin sens”. Ai tha se në të dy vendet situata ishte në përmirësim. “Për të qenë koherent masa do duhej të ishte vënë kur rastet atje u rritën dhe jo kur janë në zbritje”, tha ai. Ndërsa shtoi se bazuar në situatën aktuale një masë e tillë do duhej të aplikohej edhe në lëvizjet me Italinë apo Kosovën. Reporter.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY