Plagosja e sekretarit të PD, bashkë me Jonuzin edhe drejtori i policisë...

Plagosja e sekretarit të PD, bashkë me Jonuzin edhe drejtori i policisë bashkiake

195
0
Shares

Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri i cili qëlloi me armë në zyrën elektorale të PD duke plagosur Sekretarin e PD në Kavajë, ka qenë person i shpallur në kërkim dhe është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një nga vendet e BE-së.

Mësohet se autorët e plagosjes së Bledar Okshtuniz janë: Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla– drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.

Jonuzi u kap në mars të vitit 2014 nga policia e Kavajës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pasi kërkohej për vrasje në Torino, të Italisë.

Forcat e policisë e kanë mbajtur nën vëzhgim 36 vjeçarin Ndriçim Jonuz Tahiri, lindur e banues në Kavajë dhe e kanë ndjekur atë. Kur ka dalë nga xhamia ku po falej, agjentët e policisë i kanë hedhur prangat pa hasur në rezistencë, thuhet në një kronikë të kohës.

“Ky shtetas ka qenë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Roma  me datë 29 Maj 2007, të Gjykatës së Torinos në Itali, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vrasjes“, ka njoftuar policia asokohe. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY