Kryeministri Edi Rama ka bërë publike numrin e kartës së identitetit.
Sipas Ramës ky numër nuk i duhet askujt dhe nuk ka asnjë vlerë, është njësoj sikur të marrësh numrin e targës së makinës.
Në fakt burime të afërta me Ramën thanë se ai ka një numër tjetër karte. Ai nuk afroi kamera për ta parë numrin.
Në fakt numri i kartës është e dhlna principale për çdo veprim që kryen një qytetar, qe nga veprimet në bankë deri tek vizitat në spital. Publikimi i tij është vepër penale.
Rama ndërkaq paralajmëroi presidentin Ilir Meta se di shumë gjëra për të.
Rama:
Dua të lexoj numrin tim të kartës së identitetit për të gjithë ata që ju fusin në konfuzion. Rama Edi; Kombësia shqipare; lindur në Tiranë; 04/07/1964 dhe numri i kartës time është G40704039G.
E kujt i duhet ky numri e ça do bëni me këtë numër, e dëgjuat Liken që ai numri duhet, o Like po ne dimë shumë gjëra për ju sa ai numër sduhet fare. Mos u shqetësoni fare se karta e identitetit nuk është ajo që duhet të jetë, sepse ndo të ishte problem nëse karta jonë e identitetit nuk do të ishte vetëm kartë, por të kishte të dhëna të sigurimeve shoqerore, por kjo e jona është si me të marrë targën e makinës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/