Kryetarit i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin e tij në qytetin e Kavajës është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Në fjalën para qytetarëve të Kavajës, Basha tha se ndryshimi tashmë po vjen dhe këtë e ka kuptuar edhe Edi Rama se më 25 prill Shqipëria fiton dhe ai humb!
Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Kavajë.
Lulzim Basha:
Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja të Kavajës qëndrestarë demokrate dhe demokratë, qytetarë ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen për ta larguar me votën e Kavajës dhe e shqiptarëve të bashkuar njeriun që për 8 vite me radhë e mbajti peng vendin, e shkatërroi ekonominë, e përzuri rininë. I ka hyrë frika në palcë, e ka kuptuar e paniku i humbjes e ka tmerruar si askënd më parë sepse ai më shumë dhe më mirë se ai asnjë se di se me 25 prill Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb. Vëllezër dhe motra Kavaja ia ka dhënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para me sakrificën e bijve të saj, ishte Kavaja që nuk u tremb kurrë nga diktatura, është Kavaja që e ndezi fushatën tonë për ndryshim me fitoren e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, është Kavaja që do ti prij fitores së gjithë Shqipërisë. Ndaj padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një flakë, një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqet i fitores sonë në 25 prill, që nuk e mbyll dot, e nuk e kyç dot as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, jemi më të fort se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë për ti dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë në 30 vite çlirimin nga e keqa dhe hapjen e rrugës së ndryshimit. Ndryshimit që kanë ëndërruar e dëgjoj në zërin e nënave të Kavajës e gjithë Shqipërisë, e dëgjoj në urimet e gjyshërve e gjyshet tanë, e shoh në sytë e të rinjve të Kavajës, ndryshimi është i pandalshëm, fitorja është në mesin tuaj, është në mesin tonë. Vëllezër dhe motra ne të gjithë e dimë fare mirë se një njeri i vetëm i cili për 8 vite me rrallë nuk arriti të bëj gjë tjetër veçse të shkaktojë plagë në trupin e familjeve shqiptare dhe ekonomisë sonë. Një njeri që 8 vite me rrallë pati të gjitha pushtetet e dështoi, nuk mundet kurrë në asnjë formë, me asnjë mënyrë ta ndalë këtë uragan shprese. Të gjithë e dimë se vota për ndryshim, vota për fitoren e Partisë Demokratike është rruga që do të hapë punën, mirëqenien, ekonominë, integrimin europian të vendit. Ëndrrat e atyre që e nisën rrugëtimin tonë për demokraci, që ne tani me fuqinë e bashkimit, me ndihmën e Zotit do ta bëjmë realitet duke nisur nga fitorja e zgjedhjeve më 25 Prill. Nuk ka familje shqiptare që nuk e di se pas 8 viteve dështime edhe 4 orë janë shumë për njeriun që për 8 vite premtoi e nuk bëri asgjë. Nuk ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve të cilat i ngjajnë vetëm vendeve diktatoriale, ndaj shqiptarët anë e mbanë e kuptojnë që të dielën do ti japin përgjigjen një pyetje të vetme: Edhe 4 vite të tjera si këto që kaluam me Shqipërinë e izoluar nga Bashkimi Europian, me ekonominë në krizë, me të rinjtë që largohen, me nënat dhe baballarët me zemrat e çara, me ekonominë në kolaps apo bashkë për ndryshim që Shqipëria dhe Kavaja të fitojnë dhe çdo familje të fitojë. Kjo është zgjedhja që ndodhet para nesh. Ndaj dua t’ju pyes nëse duam që Shqipëria të ecë përpara atëherë ditën e diel masivisht në kutitë e votimit votojmë numrin 9. Për nënat tona që na kanë rritur me sakrifica, për nënat që nuk duan që djemtë e Kavajës, rinia e mrekullueshme e Kavajës të mos shkojë në emigracion por të jetojë dhe punojë këtu, të dielën votojmë numrin 9. Për Kavajën e shpresës, të ndryshimit, të zhvillimit, të punësimit, të fermerëve me mirëqenie, për turizmin votojmë numrin 9. Për të hapur bashkë rrugën e mbyllur këto 8 vite drejt Shqipërisë si gjithë Europa votojmë numrin 9. Për të bërë të mundur edhe një herë që Shqipëria dhe shqiptarët njësoj si atëherë kur Kavaja i priu karvanit të demokracisë dhe lirisë, të çlirohet nga ky ankth dhe bashkë vëllezër dhe motra, të gjithë bashkë ta çojmë vendin anëtar të Bashkimit Europian me dinjitet, me demokraci, me drejtësi, votoni numrin 9!
9 për ndryshimin! Bashkë për ndryshimin! Kavaja fiton! Shqipëria fiton! e.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/