PS dhe Rama kërkojnë të mos politizohet plagosja në Kavajë

PS dhe Rama kërkojnë të mos politizohet plagosja në Kavajë

167
0
Shares

Partia Socialiste kërkoi sot te qe autori i plagosjes në Kavakë të shkojë para drejtësisë ndërsa kërkoi të mos politizohej ngjarja.

Kandidati i PS-së për deputet në këtë qytet, Etjen Xhafaj, kërkon që autori të vihet para drejtësisë dhe ngjarja të mos politizohet.

“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta dënojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje. Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë”, shprehet kandidati.

Ndërsa kryeministri Rama e konsideroi të patolerueshme.

”Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! L.B duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa I.M duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”, shkruan Rama.  m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY