Ndriçim Jonuzi qëlloi në zyrën e PD në prani të policit, biznesmen...

Ndriçim Jonuzi qëlloi në zyrën e PD në prani të policit, biznesmen dhe klient i bashkisë

850
0
Shares

Ndriçim Jonuzi, autori i plagosjes në zyrën elektorale të PD është person me precedent penal në vende të BE. Ndërkohë ai është edhe biznesmen, klient i bashkisë dhe ka shkuar në zyrën e PD me nje polic.

Kryetari i PD, Lulzim Basha është nisur në drejtim të Kavajës me urgjencë.

Ndërsa Kandidatja për Partinë Demokratike, Grida Duma nga Kavaja ka komentuar ngjarjen e ndodhur së fundmi në Kavajë ku si pasojë është plagosur një 27 vjeçar.

Duma dënoi ngjarjen e rëndë duke e konsideruar atë politike ndërsa akuzoi 3 autorët e dyshuar. Mes të tjerash Duma tha gjatë një interviste në abcnews se PD nuk do ta lërë me kaq këtë çështje.

“Reflekton frikën nga humbja por kjo nuk është mënyra që duam që të zhvillohen zgjedhjet. Bled Okshtuni është dhe djali i plagosur dhe vjen nga një familje demokrate që ne e njohim, personat që kanë hyrë në zyrat e PD-së dhe e kanë goditur dhe i kanë kërkuar të heqë makinën, Një polic i policisë së Kavajës dhe një Ndriçim Jonuzi se është ky rasti i shumë emrave ka fituar një tender dhe njihet si një person i afërt me punonjës. Ne do të reagojmë fort dhe fillimisht unë jam afër familjes dhe të plagosurit. Kjo është një ngjarje politike, se s’ka mundësi që një biznesmen që fito tendera nga bashkia dhe një polic bashkiak të futet në shtab dhe të bëjë një sjellje të tilla”, ka thënë Duma. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY