Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson dhe Daniel John Hannan në krah...

Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson dhe Daniel John Hannan në krah të Bashës: Ju urojmë fitoren dhe ju mirëpresim si kryeministër në Londër.

159
0
Shares

Keryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Basha tha se Partia Demokratike ka filluar një fushatë e cila përqëndrohet në problemet e shumta që ka sot vendi, pas 8 viteve keqqeverisje dhe ngecje në vendnumëro. Kreu i opozitës u shpreh se motoja e PD në fushat bazohet tek nevoja për ndryshim, përmes së cilës Shqipëria të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

“Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve. Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnmëro në çdo fushë, te gjithë kerkojnë ndryshim. Dhe kjo është bërë motoja jonë: nevoja për ndryshim, bashkimi për ndryshim përmes së cilës ne do të jemi në gjendje të garantojmë rritje ekonomike, prosperitet dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmë milioni bashkëqytarë në një vend me 3 milion, kjo është absolutisht katastrofë” – tha Basha.

Kryedemokrati gjithashtu u shpjegoi të pranishmëve planin e Partisë Demokratike, i cili në thelb përmban përmirësimi e klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset që do të ndikoj në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas Bashës, garantimi i sundimit të ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe trajnimi i të rinjve shqiptarë, do të bëj të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime në Shqipëri dhe të rinjtë shqiptarë të krijojnë të ardhmen në vendin tonë.

“Dhe për këtë ne kemi përgatitur një plan të detajuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me shumë ndihmë nga ekspertët perëndimorë duke përfshirë ekspertë tuaj. Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri. Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkuruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë. Ne po i japim shumë rëndësi në planin tonë trajnimeve ose kualifikimeve profesionale për të rinjtë tanë, në ato zona ku ne i shohim mundësi. Sundimi i ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe më e rëndësishmja trajnimi i të rinjve tanë në mënyrë që të bashkohen, të harmonizohen, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime këtu në Shqipëri dhe për të rinjtë shqiptarë të gjejnë mundësi në vendin tonë, të qëndrojnë këtu, të kenë një punë të denjë me paga të mira dhe të jenë në gjendje të krijojnë familjet e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre në vendin tonë të bukur, sepse është një vend i bukur dhe meriton shumë më mirë” – tha Basha.

Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson, Amanda Milling, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim  dhe i uroi kryetarit Basha fitoren më 25 prill.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër” – Amanda Milling.

Ndërsa këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka potencial zhvillimi, por që e ka penguar keqmenaxhimi. Ai gjithashtu uroi kreun e opozitës për fitore më 25 prill, në mënyrë që Shqipëria të rimar orientimin perëndimor.

“Jam shumë i inkurajuar nga optimizmi juaj, sepse u binda edhe vetë herën e fundit që isha në në Tiranë se Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madh, i cili thjesht është menaxhuar keq për një kohë të gjatë. Ti e the vërtet shumë bukur. Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar gjithë suksesin e mundshëm. Dhe do të thosha mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri, por edhe më shumë se kaq. Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjthë suksesin e mundshëm” – u shpreh Daniel John Hannan. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY