A është një akt terrorist sulmi mbi xhaminë e Rrugës së Kavajës sot në mesditë? Është ende herët të thuhet ndërkohë qe personi është kapur nga policia. Ai ka qëlluar me thikë 5 persona në xhami ndërkohë që është periudhë ramazani.
Por Nikolli ka vijuar të godasë njerëz edhe në rrugën pranë xhamisë, një rrigë kjo shumë e frekuentuar.
Rudolf Nikolli është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 persona. Nikolli është 34 vjeç, nga Burreli, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Është hera e parë e një sulmi të tillë në një vend kulti në Shqipëri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/