N. Nikollaj, babai i Rudolf Nikollit, autorit të plagosjes së pesë personave në xhaminë “Dinë Hoxha” te Rruga e Kavajës në Tiranë tha se i biri vubate kohët e fundit nga depresioni dhe kurohej. Ai ka pasur tendence dhune edhe në raste të tjera në Durrës, por janë parandaluar.
Vite më parë ai është konvertuar nga katolik në mysliman. Së fundi është kuruar në spitalin psikiatrik por jo deri ne fund të kurës, tha ai për news 24.
Babai ka treguar se djali i tij ishte lidhur me një hoxhë dhe falej.
“Un jam katolik. Djali u lidh me një hoxhë dhe falej në xhami. Jetojmë në kushte shumë të vështira. Djali vazhdoi shkollën për frëngjisht në Tiranë”, tha babai.
Rudolfi kishte përfunduar shkollën e frëngjishtes dhe para pak kohe donte të emigrante në Itali. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/