Basha tregon ku gjen paratë pasi ul taksat

Basha tregon ku gjen paratë pasi ul taksat

118
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha rrëfeu sonte se si do të bëjë paratë pasi të ulë gaksat.

Taksa e sheshtë është një koncept ekonomik i provuar tashmë. Ajo do të ulë evazionin, do të rrisë të ardhurat në buxhet dhe do të lejojë hapjen e vendeve të reja të punës, tha Basha në mcn tv.

Ylli Rakipi: Atëherë, zoti Basha me taksën 9% ju do të ulni taksën e biznesit të madh me rreth 146 milion Euro. Janë shumë para. Ku i gjeni këto?

Lulzim Basha: Sot unë nënshkruaj një marrëveshje me sektorin e turizmit, e cila kishte disa pika, por një nga pikat është njehsimi i TVSH-së 6%. Çfarë ndodh? Më lerë pak se është shumë interesante kjo, 6% është taksa për hotelerinë, por jo për baret dhe restorantet, që i shërbejnë turizmit gjithmonë. Çfarë ndodhi, që janë afro 15 mijë subjekte. Çfarë ndodhi kur u ul taksa me 6% e hotelerisë? E dini çfarë ndodhi? Të ardhurat e shtetit u rritën me 40% dhe kjo është prova më e fundit sesi taksat e ulëta e ndihmojnë sipërmarrjen, por ndihmojnë dhe arkën e shtetit. Prova e parë është në 2006-2007 me taksën 10% vetëm vitin e parë ne siguruam 180 milion euro më shumë sepse 2 fenomene ndodhin pasi ti aplikon taksën e sheshtë. Fenomeni i parë është që bie evazioni. Pra, biznesi nuk ka më interes të punojë me 2 bilance. Nuk e konsideron një taksë të padrejtë. Dhe e dyta është që nxitet ekonomia. Fillojnë lëvizin ingranazhet e ekonomisë dhe ne ja dolëm në periudhën 2006,2007,2008-të siguronim në total 1.6 miliard euro më shumë me taksat e ulëta sesa me taksat paraardhëse të qeverisë socialiste atëherë. Kjo pra është një koncept ekonomik i konsoliduar tashmë dhe i provuar në ekonomitë normale. Me impaktin që do t’i japin ekonomisë. Me frymëmarrjen që do ti japin ekonomisë të krijojnë me këto para do të paguhen rroga më të mira, do të thithen investime që sot shkojnë ne Maqedoni, në Malin e Zi ku taksa është 9%, 6% më pak se këtu. Pra, është një taksë që do ndihmojë punëdhënësin, ekonominë, rritjen e punësimit dhe pagat e qytetarëve shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY