Tre persona, Eni Sada, Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu shpallën në kërkim pasi sulmuan me thikë e hekura 3 vëllezër më Sauk, njëri prej të cilëve është kandidat për deputet Klodian Doka.
Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër), njofton policia.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.
Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Mësohet se sherri ka nisur për arsye banale në lidhje me një vajzë dhe me pas është agravuar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/