Basha nga Tropoja: Ndryshimi është në dorën tuaj! Votoni masivisht 9 për...

Basha nga Tropoja: Ndryshimi është në dorën tuaj! Votoni masivisht 9 për të ardhmen e fëmijëve tuaj!

97
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrugëtimin e takimeve jug-veri të nisur ditën e djeshme, e ka rinisur sot në qytetin i Tropojës. Në fjalën e tij para tropojanëve të shumtë që kishin dal ta prisnin, Basha tha se 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe socialist. Për këtë ai kërkoi që vota e 25 prillit të shkoj masivisht për numrin 9 për të ardhmen e fëmijëve, për të ndalur emigracionin, për fermerët e Tropojës e të gjithë Shqipërisë dhe për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Pas përfundimit të fjalës, Kryedemokrati vendosi lule tek busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Tropojë:

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjejë. Mirë së ju gjej vëllezër dhe motra tropojan e tropojane, zonja e zotërinj, të rinj dhe të reja të Tropojës, është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, në Tropojën e legjendave. Në mesin e pasardhësve të dardanëve kreshnikë. Në Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, për shtetin shqiptar. Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh nga skaji me verior në skajin më jugor të vendit . Në këtë dritare të alpeve, nga rrjedh më blu se bluja lumi i Valbonës, i pastër si shpirti juaj ajri i alpeve tona. Prej tetë vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendit një varfëri e skajshme. Këtu në këtë vend që është dhe duhet të ishte kryeqendër vitrinë e Shqipërisë, e Kosovës, e kombit shqiptar, janë larguar më shumë të rinj e të reja në emigracion se sa nga çdo trevë tjetër e Shqipërisë. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës, me zemrat e baballarëve të Tropojës, për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e çdo shqiptari është plotë me shpresë, nga shpresa që rrjedh nga ky shesh. Nën hijen e heroit tonë Bajram Curit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës, nën tingujt e zërave që brohorasin nga kraharorët tuaj, më fortë se goditjet e tupanxhiut. E na bashkoj në një gëzim të brendshëm, në një shpresë se ndryshimi i pandalshëm po vjen! 8 vite të gjatë, një dimër pa fund për familjet, për sipërmarrjet, për fermerët. Një dimër plotë vështirësi për prindërit dhe vuajtje për fëmijët e tyre. 8 vite dështime, premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokas prapë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera! Është një mrekulli jo vetëm e zotit, por i shpirtit mbijetues të shqiptarëve, sepse asnjë popull nuk do të kishte qëndruar dot në këmbë pas vitesh rrënim! Sikur vendi të ishte pa qeveri, por të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar dje nga Saranda në Tropojë e kam parë, e kam dëgjuar nga të gjithë. 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe Socialist. Ndaj jemi të bashkuar, të bashkuar se e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre këtu, ti arsimojnë këtu, ti punësojnë këtu, ti martojnë dhe ti themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm e anë e mbanë Shqipërisë. Të gjithë baballarëve që kërkojnë të ardhme për familjen e tyre, qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë mbështetje, shqiptarëve që kërkojnë që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Të Gjithë e dinë se kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh le të ushtojë, le të ushtoj ky bashkim i shqiptarëve për ndryshim, i cili do të vijë, i cili do të vijë për pak ditë duke votuar bashkimin tonë për bashkim, duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. 9 për të ardhmen e fëmijëve tanë, 9 për fëmijët që nuk duhet të largohen por të qëndrojnë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu, 9 për fermerët e Tropojës, për agroturizmin, 9 për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore, dhjetëra kilometra rrugë që vetëm rrugë nuk janë dhe që mbetën në vendnumëro. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi, fshat më fshat do të fillojë nga zbatimi prej ditës së parë të qeverisjes së re. Mbështetje për agrobiznesin, për turizmin, mbështetje për rrjetin e energjisë elektrike, i cili jo më kot është lënë pas dore nga korrupsioni dhe babëzia e një njeriu i cili përmes errësirës së shtëpive tuaja do të kthejë këtë vend në mesjetë. Rikonstruksion i plotë i rrjetit të energjisë elektrike, rikonstruksion në ndërtim i infrastrukturës rurale dhe mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është diamantin e mes të këtij hajmalie të bukur Rrafshit të Dukagjinit, Shkodrës dhe Ulqinit. Ata që 8 vite e lanë këtë vend të bukurive përrallore të njerëzve fisnik pas dore që si kudo tjetër ua larguan shërbimet, ata menduan se do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit sot ju them se ndër veprimet e para të qeveris time do të jetë deklarimi nën prefekturë të Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve këtu në Bajram Currë, në Tropojë. Nuk do të udhëtojnë më me dhjetëra kilometra, orë të tëra, për një dokument. Shërbime për njerëzit, afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojan 8 vite të gjata do të marrin një përgjigje në 25 prill. Edhe 4 vite të tjera kështu mbushur me dështime apo ndryshim dhe fitore për Shqipërinë. Kjo është pyetja që shtrohet para çdo shqiptari. Para prindërve të cilët kanë përgjegjësi me votën edhe për fëmijët, për vogëlushët tanë që nuk votojnë dot. Por ne e dimë fare mirë që në 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme në historinë e këtij vendi që nga përmbysja e diktaturës dhe ardhja e demokracisë. Ndaj e ndiej, e shohë kudo, entuziazmin, shpresën, besimin. Ndryshimi është në dorën tuaj. Asgjë nuk e ndal më dot verdiktin tuaj. Nëse doni që ky vend të ec përpara, nëse doni që trojet tuaja stërgjyshërore të marrin vëmendjen, investimet që meritojnë, më 25 prill të gjithë bashkë votojmë numrin 9. Nëse duam ta çelim një të ardhme re për fëmijët tanë e ti bëjmë këto pasuri të jashtëzakonshme, të sjellim pasuroi dhe mirëqenie dhe jo vuajtje për familjet tona më 25 prill votojmë numrin 9. Nëse duam që ti prijmë edhe njëherë së bashku rrugës së ndryshimit, të rihapim dhe njëherë rrugën drejt Europës, ta bëjmë ashtu siç di dhe do rinia e Tropojës, rinia e Shqipërisë, Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian votojmë numrin 9. Sepse vëllezër e motra kjo është rruga e përparimit. Kjo është rruga e mirëqenies dhe qeveria që do dalë nga kjo votë do ti takoj çdo shqiptari nga Tropoja e demokracisë dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve, çdo shqiptari që me zemrat plot guxim, plot shpresë dhe besim, të kenë frik vetëm zotin dhe asgjë tjetër e të dalin për fëmijët e tyre masivisht më 25 prill. Sepse vetëm kështu do të bëjmë të mundur ndryshimin . Nuk ka rrugë tjetër përveç votës tuaj! Është në dorën tuaj! A i ha njëri më këtu në Tropojë gënjeshtrat, mashtrimet e Edi Ramës, që guxon pas 8 vitesh pushtet të vij vërdallë me projekte virtuale, edhe mashtrime elektorale të ditë së fundit? A ka njëri që mendon se pas 8 vitesh pushtet më shumë se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, ky njeriu që s’arriti asgjë për ju, e jua bëri jetën më të vështirë, mund të bëj diçka edhe për 4 vitet e tjera? A ka shqiptarë që nuk e di që pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim? Ndaj kujtdo që ushqen më të voglin, më të vocklin krimb ndryshimi dua ti them fare qartë se si çdo shqiptarë e me përgjegjësinë për të rrëfyer rrugën drejt përparimit, zhvillimit dhe ekonomisë së fortë, me përgjegjësinë për të hapur negociata brenda 100 ditëve të para si kryeministri i të gjithë shqiptarëve, as unë dhe askush nuk duhet të ketë as edhe një fije dyshimi. Koha e premtimeve të pa mbajtura ka marrë fund. Koha e Edi Ramës ka mbaruar. Është koha për një qeveri e të gjithë shqiptarëve. Është koha për një qeveri shërbëtorë të tuajën. Për një qeveri që jo arrogancën, jo shtypjen, jo gjobën por ndiejnë e vuajtjes, ndjenjën e dhimbjes të çdo familje ta ndiej në zemër, sfidat e çdo shqiptari ti ndiej si të vetat, e kështu ti bashkojmë të gjithë shqiptarët sot të vuajtur, sot në nëpërkëmbur, nesër me zgjidhje të përbashkëta, me punë, me zhvillim, me mirëqenie për të gjithë. Vëllezër dhe motra, ora që po afron është më e rëndësishmja. Nuk ka shans të dytë. Ndaj, nga malet e larta të alpeve deri në fushat e blerta të Myzeqesë, le të dalim masivisht. Sot një javë, na ndan nga ndryshimi, nga ndryshimi që ka zbritur në këtë shesh e 25 prill do të jetë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9. Numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për të ardhmen tuaj, numrin 9 për fëmijët tuaj, numrin 9 për mirëqenie, numrin 9 për Shqipërinë që bën përpara, numrin 9 për Shqipërinë si gjithë Europa. Votojmë për ndryshimin, bashkë për ndryshimin! Tropoja fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Tropojën! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY