Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Has. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se vota për numrin 9 do të bëj të mundur heqjen e traut tek Rruga e Kombit, luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në Has.
Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Has
Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej vëllezër e motra, hasjane dhe hasjan, zonja e zotërinj, të rinj e të reja, vogëlush e vogëlushe. Faleminderit për shpresën dhe entuziazmin që përçoni të ndryshimi i pa ndalshëm që po vjen. Më mbush me emocion ky mëngjes i nisur në Tropojë e tani këtu në Has. Hasin e ndanë padrejtësisht. Hasin e dritës në ditët më të errëta të kombit tonë. Të dritës së Frank Bardhit, hasianit që ngriti në piedestal gjuhën e shkruar shqipe, të Hasit bazës së fuqisë tonë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hasianëve fisnik, secili prej jush princ mbi princa i hapët dyert për vëllezërit dhe motrat tona. Edhe kushtet e varfërisë dhe mjerimit ekstrem, jam pra i mrekulluar të jem në mesin e këtij populli fisnik, trim e qëndrestar. Sikundër ju jam mirënjohës nga zemra me fjalë që mezi i gjej për betejën e pandërprerë për liri, demokraci dhe Shqipëri si gjithë Europa, ku keni qenë në vijën e parë ju rinia e Hasit me baballarët e nënat tuaja. Nuk e harroj e nuk do ta harroj as pas 25 prillit. Miqtë e mi me 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë, Hasi fiton duke votuar numrin 9. Hasjan e kuksian, Tropojës dhe Gjakovarë, nga Podujeva në Sarandë, një fjalë e kam thënë dhe do ta mbajë në ditët e para të qeverisë, trau i rrugës së kombit do të hiqet. Ne që punuam me mish e me shpirt për ta bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana dhe Prishtina, të cilëve ju takon bashkërisht. Ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë. Një popull bujar dhe fisnik, njihet në ditë të vështira, një popull bujar dhe fisnik dhe është e njëjta fjalë, bujarë dhe fisnikë. Si hasjanët nuk e meriton varfërinë, mungesën e infrastrukturës, mungesën e energjisë elektrike. Lakun e marrëveshjeve të cilat ju marrin nga xhepi qindarka e fundit për të mos ju dhënë asgjë mbrapsht. Para që shkojnë për abuzime dhe përfitime të një grushti qeveritarësh, marrëveshjen abuzive me çdo familje shqiptare. 335 mijë familje shqiptare, pagesat e përmuajshme për ata që i bëjnë rrush e kumbulla do të amnistohen nga qeveria e dalë nga vota juaj. Sepse me votën tuaj ju do të bëni të mundur që të kemi një qeveri që punon për ju dhe jo për vete. Një qeveri të të gjithë shqiptarëve e jo të një grushti oligarkësh. Me votën tuaj më 25 prill, ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim e rinisë hasjane, e rinisë kuksiane, e Shqipërisë si gjithë Europa! Sepse 8 vite janë një kohë e gjatë, shumë e gjatë për ta provuar një njeri. Edhe 8 vite Hasi e ka provuar Edi Ramën siç e ka provuar e gjithë Shqipëria, 8 vite dështime, 8 vite premtime të pambajtura, 8 vite varfëri, 8 vite shpunësim, 8 vite emigracion, largim masiv i më të mirëve, i djemve të dritës së syrit të nënave të tyre nga Hasi, nga Kukësi, nga Tropoja, o i mjerë që mendon se me një ditë dhe një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve! Që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja ka dhënë gjithë shqiptarëve! Nuk e nuk ka për të patur amnisti për dështimet 8 vjeçare të Edi Ramës, sepse shqiptarët janë të bashkuar, të bashkuar janë nënat që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre ti edukojnë e ti arsimojnë e ti punësojnë këtu, qytetarët që kërkojnë punë në vendin e tyre, fermerët e Hasit të cilët duan të njëjtin trajtim si fermerët matanë Qafës së Prushit, duan ndryshim dhe ndryshimi është në dorën tuaj më 25 Prill. Prandaj këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që do të ndajnë njëherë e mirë një pyetje, një pyetje të vetme që shtrohet para gjithë shqiptarëve e para gjithë Shqipërisë, shtrohet para prindërve por ka të bëjë edhe me ata fëmijë të mrekullueshëm të Hasit. A do t’ia hapni derën dështimit edhe 4 vjet të tjera? A do t’ia hapni dyert e familjeve tuaja dështimit e ta lini peng familjen tuaj, ti lini peng fëmijët tuaj edhe për 4 vjet të tjera? Apo do të bëhemi bashkë për ndryshim, ndryshimin që kërkon çdo shqiptar? Shoh këtë shesh të Krumës të mbushur si asnjëherë, të mbushur me qytetarët e Hasit njësoj si një familje e madhe pa asnjë dallim politik, sepse edhe fitorja e 25 Prillit, fitorja e Partisë Demokratike, e Koalicionit për Ndryshim dhe Aleancës për Ndryshim do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Sepse e kundërta as mund që të imagjinohet, jo 4 vjet po as 4 dit më shumë, siç më tha një gjysh gjatë në turin tim të mbrëmshëm nga Saranda në Tropojë, as 4 orë më shumë nuk durojnë dot. E pra dita po afron, ora po vjen, ndryshimi është në dorën tuaj. Masivisht sepse duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim përpara drejt Europës apo do të izolohemi përsëri, atëherë duhet dhe do të ketë pjesëmarrjen më masive në votime. Asnjë të mos mbetet pa votuar. Derë më derë, shtëpi më shtëpi, hasjane e hasjanë, nënat e Hasit, bashkëshorte, gra, vajza ju që keni vuajtur dhe vuani më shumë se çdokush largimin e djemve tuaj. Baballarë të Hasit, ju që sakrificën e një jete të tërë nuk e shijoni dot për një arsye të vetme, për një dështim, për një përgjegjës të cilin keni në dorë ta largojmë me votë më 25 Prill. Pensioniste dhe pensionistë, fermerë dhe fermerë që ndryshimi që të gjithë duam të ndodhë duhet që të gjithë të marrim përgjegjësitë tona sepse më 25 Prill nuk është dita e partive, nuk është dita e politikanëve, është dita e Hasjanëve, është dita e shqiptarëve. 8 vjet me pushtetin më të madh se çdokush tjetër para tij, si Enver Hoxha mori në dorë fatin e çdo familje, mori peng fatin e fëmijëve tanë, bllokoi rrugën e Shqipërisë Europiane. Më 25 prill fatin tonë, fatin tuaj e keni në dorë vetëm ju. Ndaj të gjithë së bashku, të gjithë, demokratë e socialistë, Hasianë, shqiptarë të gjithë së bashku drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin numrin 9. 9 për të ardhmen e fëmijëve tanë, 9 për Hasin , për zhvillimin, për përparimin, për investimet në infrastrukturë, për investimet në rrjetin energjitik, për lidhjen e natyrshme të kësaj treve fisnike me gjithë tregjet, për mundësinë për fermerin ta ngrejë kokën të prodhojë e të shesë, për investimet e huaja, për dijen dhe arsimin. Të gjithë së bashku, bashkë për ndryshim. Votoni numrin 9-të.Shqipëria fiton, Hasi fiton. Me 25 Prill fitorja është e çdo shqiptari. Zoti e bekoftë Hasin, zoti e bekoftë Shqipërinë.e.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/