Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka ironizuar rreptë gjatë një fjalimi ftesën e kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës për bashkëqeverisje.
“Nuk kam parë burrë që për një ditë ti dërgojë ftesë 12 herë një burri tjetër, është i mbaruar fare është.”- është shprehur Kryemadhi.
Në vijim të fjalës së saj para votuesve vlonjatë ajo tha se nuk ka ndërmend ti ndahet Ramës dhe dy balerinave të tij.
Ajo ka thënë se Qendro nuk do të ketë mundësi të përdorë metodën e blerjes së votës në Vlorë.
“Ju jap fjalën se nuk do t’i ndahem bajlozit të rilindjes, që është në gramat e fundit, që shkatërroi çdo vlerë socialiste. S’do i ndahem as dyshes së balerinave, Damian Gjiknuri dhe Qendros. Ua bëj të qartë se metodën e blerjes së votave kur Qendro ishte drejtor në bashkinë e Tiranës nuk e implementon dot në Vlorë sepse qytetarët nuk e shesin votën e tyre.”, tha Kryemadhi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/