Horoskopi, 18 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 18 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

831
0
Shares

Dashi

Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Beqaret do realizojnë takime pa fund, por asnjeri nga personat nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire. Do dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Demi

Pozicionimi i Marsit do jete i mire ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe do i harroni problemet e se shkuarës. Beqaret do bien ne dashuri me një person me te vogël ne moshe, por me një shpirt luftarak dhe tejet te matur. Për te përmirësuar financat duhet te përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Bëjini sytë katër.

Binjaket

Do jeni te parrezistueshem sot ju te dashuruarit dhe do dashuroheni si te çmendur me njeri-tjetrin. Çdo moment do jete fantastik dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Gjendja e financave do jete tejet e trazuar. Nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te nevojshme.

Gaforrja

Dite e zakonshme dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit tuaj dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin e tyre. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te konsiderueshme sepse gjendja mund te përkeqësohet menjëherë.

Luani

Marrëdhënia me partnerin do jete goxha e ngrohte gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe me te dhe do flisni për çdo lloj gjeje pa pasur problem aspak. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm sepse mundësitë qe do iu jepen nuk do jene aq te mira sa ata kane ëndërruar. Ne planin financiar do gjeni me ne fund një zgjidhje për te dale nga situata e ndërlikuar.

Virgjeresha

Dite shume e turbullt do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do njihen me persona interesante te cilët do i bëjnë te ndihen mire. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Gjendja do jete aq e mire saqë do arrini t’i shlyeni te gjitha borxhet.

Peshorja

Do keni mosmarrëveshje te mëdha sot ju qe jeni ne një lidhje dhe për asnjë çast nuk do jeni te qete. Te dy do bëni gabime dhe asnjeri nuk do e ule hundën. Beqaret nuk do e ndryshojnë dot statusin gjate kësaj dite, por miqtë nuk do i lënë për asnjë çast te mërziten. Ne planin financiar gjendja do jete e trazuar. Mos kryeni ne asnjë mënyrë shpenzime te tejskajshme.

Akrepi

Dite aspak e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni here pas here keq dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Beqaret duhet te presin edhe disa kohe nëse duan te kenë ne krah një person me vlera dhe qe te dije t’i respektoje. Ne planin financiar mos kryeni investime te tejskajshme sepse gjendja nuk është e favorshme aspak. Prisni edhe disa kohe për këtë gjë.

Shigjetari

Do jeni te vendosur t’i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe e ardhmja ka për te qene me e qete. Beqaret do mundohen gjate gjithë kohës ta gjejnë personin e duhur, por mundimi do ju ike me kot. Te ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do i bëni mire llogarite para se te kryeni çdo shpenzim.

Bricjapi

Çastet e lumtura do jene te shumta sot për ju qe jeni ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo sekonde dhe keni për te përjetuar ndjesi te forta. Beqaret do jene ne ajër dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Do pendohen shpejt, por do jete tepër vone. Financat do i menaxhoni me kujdes gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e mire.

Ujori

Do dashuroheni pa dorashka sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do filloni ta shihni me një sy tjetër te ardhmen. Partneri do ju përgatisë edhe surpriza. Beqaret do reflektojnë gjere e gjate sot për atë qe duan te bëjnë dhe me pas do fillojnë te joshin personat qe do ju pëlqejnë Financat do i stabilizoni me shpejt nga sa keni menduar fale një shpërblimi qe do merrni ne pune.

Peshqit

Ambienti yjor do jete tejet i favorshëm sot për jetën tuaj ne çift. Do pajtoheni me partnerin dhe e ardhmja ka për te qene shume here me ndryshe. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet ende te presin për te bere ndryshime. Me shpenzimet tregohuni sa me te rezervuar sepse ne çdo moment situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY