I penduari i artë i drejtësisë Enver Jamaku ka rrëfyer se do të merrte 300 mijë euro për të vrarë Domart Konjarin, të shpallurin në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo franceze.
Pagesa për eliminimin e Konjarit do t’i jepej nga Blendi Deda dhe Paris Prenga. Sipas Jamakut, në Tetor të 2019, këta të dy së bashku me Flor Abazin, i kanë dhënë një automjet për të ndjekur Konjarin dhe 2 mina me telekomandë.
Ai ka rrëfyer se porositësit, i kanë treguar foto të viktimës, llojin e automjetit që përdoret dhe vendet që frekuentonte.
Bashkëpunëtori i drejtësisë u ka thënë oficerëve të policisë se ka marrë vetëm 3 mije euro pasi dështoi të vriste Konjarin si dhe kunatin e tij Artion Bylyku. Në makinën e këtij të fundit ai vendosi të dyja minat, por vetëm njëra shpërtheu. Burimet thanë se Jamaku ka treguar edhe vendin ku rrinte Konjari dhe është bërë një operacion për kapjen e tij, por forcat operacionale nuk e kanë gjetur.
Dëshmia e Jamakut çoi në zbulimin e 19 bazave të armatimit, dhe solli arrestimin e 8 personave të tjerë, ka rrëfyer detaje të tjera për hetuesit.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/