Basha në Mirditë: Të gjithë bashkë të votojmë numrin 9 për ndryshim,...

Basha në Mirditë: Të gjithë bashkë të votojmë numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për fëmijët tanë, numrin 9 për ekonominë

175
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrugëtimin jug-veri e ka përmbyllur në qytetin e Mirditës. Duke i konsideruar si zgjedhjet më vendimtare në Shqipëri, kreu i opozitës tha se 25 prilli do jetë dita me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e vendit për ndryshim.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Mirditë:

Lulzim Basha:
Mirëmbrëma Mirditë! Rrugëtimi im, rrugëtimi ynë nga jugu në veri, nga Saranda në Tropojë më sjell këtë mbrëmje të bekuar këtu, në këtë tokë krenare, në këtë tokë të pamposhtme, me zonjave dhe zotërinjve, mes të rinjve dhe të rejave mirditorë. Këtij populli të pamposhtur e të pamposhtshëm. Mirditorët janë të famshëm për trimëritë dhe sakrificën e tyre ndër shekuj ata i kanë treguar këto vlera pushtuesve shtypësve dhe atyre që kanë dashur t’i shfrytëzojnë. Por ndër vlerat kryesore është ajo e qëndresës kundër shtypjes, e qëndresë kundër pushtuesit, e qëndresës kundër shfrytëzimit dhe sonte në këtë shesh shoh përfaqësuesit e kësaj race kalorsiake prijësesh gati për t’i prirë ndryshimit. Bashkë për ndryshim ju jeni fryma që i jepni frymë dhe jep ndryshimit të pandalshëm që po vjen. Dhe në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm dhe të mahnitshëm, në këtë udhëtim anë mbanë Shqipërisë sikundër këtu dhe kudo në Shqipëri kam takuar dhe takoj të rinj të mrekullueshëm që nuk duan të largohen nga prindërit e tyre, nga dheu ynë i bekuar nga perëndia, por kërkojnë arsim, kërkojnë mundësi, kërkojnë punësim. Kam takuar dhe takoj nënat tona, bashkëshortet tona, motrat tona, vajzat tona duan dinjitet duan bashkëshortët e tyre në punë, fëmijët me dinjitet dhe arsim. Qytetarë që duan që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarë që e duan Shqipërinë në Europë. Dhe sonte nga Mirdita ju them vëllezër dhe motra ka një mundësi për t’i larguar këto, ka një mundësi për ta bërë këtë realitet, ka mundësi për këtë ndryshim. Kjo është në dorën tuaj. Ndjejeni zemrën e këtij populli fantastik, ndjejeni forcën dhe energjinë dhe të bëhemi të gjithë bashkë e të votojmë numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për fëmijët tanë, numrin 9 për prindërit tanë, numrin 9 për ekonominë që sjell vende pune dhe paga dinjitoze, numrin 9 për të ardhmen tonë, numrin 9 për Shqipërinë në Europë. 8 vite të gjata si 8 dimra pa fund, si 8 dimra pa fund pushteti personal i një njeriu të u vu mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. 8 vite me radhë premtoi pa fund dhe nuk realizoi as edhe një premtim të vetëm. Nuk e mbajti fjalën, e zhyti vendin në mjerim. Dështoi me turp dhe prapë ka guxim të vijë në Mirditë dhe t’ju kërkojë votën. Ka guxim të shkojë nëpër qytetet tona akoma pas 8 vitesh me projekte virtuale kur e ka lënë Shqipërinë, Mirditën, qytetet tona, si një vend pa qeverisje. Dështimi 8 vjeçar po troket përsëri në derë dhe kërkon që ju t’ia hapni dhe të ulet këmbëkryq edhe 4 vite të tjera në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja. Mos ja hapni derën dështimit, kyçjani derën dështimit! Hapini zemrat për ndryshim! Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri të të gjithë shqiptarëve. Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri që do t’ju shërbej të gjithëve njësoj. Programi ynë do të mundësoj zgjimin kombëtar ekonomik, do të mundësojë mirëqenie për familjet, do të mundësoj që t’ju thahen lotët nënave tona nga emigracioni i pashpirt, i bijve dhe bijave tona më të mira, sepse në vend që të shkojnë drejt Europës dhe kurbetit, do të gjejnë në Mirditë, në Lezhë, në Shqipëri, mundësitë e mohuara për 8 vite. Por miqtë e mi, siç e dinë të gjithë shqiptarët, siç e dëshmon sonte Mirdita nga ky shesh, në këtë ditë që kam zgjedhur për t’u ndalur në 9 qytetet tona, në simbol të 9-tës për ndryshim, kështu siç e dini ju e di Saranda, kështu e di Vlora, e di Gjirokastra, Berati dhe Fieri, e di Koça, e di Kukësi, Tropoja dhe Dibra, e di Lezha edhe Shkodra, e di Durrësi dhe Tirana, se ora e ndryshimit po afron! E di dhe Edi Rama dhe ju e keni parë që edhe ai e ka mësuar se më 25 prill ai do të humb, e Shqipëria do të fitojë! Por dua ta dëgjoj edhe sonte, këtu nga ky shesh çdo shqiptareje dhe çdo shqiptar, që ka pritur të ndez shpresat e jetës, ndizini dritat e shpresës vëllezër dhe motra Mirditorë. Ndizini për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të ardhmen e vendit, ndizini ju rini për prindërit tuaj, ju krenaria e kombit, krenaria e popullit. Unë kam shumë besim tek shqiptarët, kam shumë besim tek rinia dhe e di se këto do të jenë votimet më masive në historinë e Shqipërisë sepse këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga ardhja e demokracisë sepse në 25 prill ju do ti përgjigjeni një pyetje të vetme edhe 4 vjet të tjera robër të dështimit apo bashkë fuqia, forca e ndryshimit të vërtet për çdo shqiptarë. E dëgjoj nga rinia, e dëgjoj nga pensionistët vendimin tuaj bashkë për ndryshim. Sepse ju e dini tashmë se qeveria që do zgjidhni nuk do jetë padrone por shërbëtor e juaj dhe ju them sot që unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, shërbëtor i mirëqenies, i sigurisë, i demokracisë, sepse njësoj të gjithë duan të kthehet gëzimi në vatrat tona, duan të kthehet gëzimi në sytë e fëmijëve tanë, duan ti shohin prapë të gëzuar gjyshërit e gjyshet tona, nënat tona, bashkëshortet tona, vajzat tona, ndaj jemi të gjithë bashkë këtu. Një pyetje e vetme që do të marrin përgjigjen më masive më 25 prill për ndryshimin votoni numrin 9. Më 25 prill që Shqipëria, Mirdita të ecin përpara votoni numrin 9. Që Shqipëria të ecë drejt Europës votoni numrin 9! Bashkë për ndryshim! Shqipëria Fiton!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY