I pari i LSI në listën e Vlorës, Luan Rama ka hedhur poshtë thashethemet se ai ka probleme me partinë e tij në lidhje me fushatën në Vlorë.
“I gjithë parashtrimi është ndërtuar mbi një tymnajë thashethemesh që qarkullon në Vlorë pasi unë jam në detyrë, jam zv/kryetar i LSI, dhe në krye të shtabit elektoral në Vlorë. Lista e kandidatëve për deputetë është një proces i gjatë konsultimesh që kam bërë me të gjithë.
Janë zgjedhje drejtpërdrejt e imja. Prandaj çdo koleg që vjen e kërkon votën për kandidatët, është një kontribut shtesë që synon që LSI të përmbushë objektivin e saj për 3 mandate në Vlorë.
Përsa i përket afrimit me PS, unë nuk e kam fshehur kurrë që jam socialist. Nuk kam asnjë inkoherencë me qëndrimet e mia në 30 vitet në politikë,” tha Luan Rama.
Një natë më parë Ilir Meta deklaroi në tv Klan se është djegur skenari i ramës në Vlorë për të marrë 9 mandate para votimit.
Lidhur me këtë përplasje të mundshme brenda LSI-së , foli mbrëmë dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ‘Ilir Meta pushkatoi Luan Ramën’.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/