Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK ka nisur verifikimet për pretendimet e nxjerrjes së të dhënave personale të qytetarëve nga portali e Albania, shkruan gazeta Panorama.
SPAK mësohet se po kryen verifikime nëse këto të dhëna që janë publikuar janë të njëjta me ato që janë në portalin e Albania.
Prokuroria do hetojë nëse ky database është përdorur për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit nga ana e Partisë Socialiste. Sot do merren kopje të të dhënave që disponon selia e PS, thonë burime jozyrtare dhe të pakonfirmuara.
Një ditë më parë në media u publikuan të dhëna të qytetarëve, si numri i kartës së ID, numri i telefonit dhe preferenca e tyre politike. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/