Gazetari i Fax News, Preng Gjikola mbahet prej 3 orësh në ambientet e policisë Lezhë, pas protestës së sotme në Mirditë kundër HEC-ve, njofton redaksia e faxnews. Gjikola po bënte detyrën kur policia e mori dhe e shoqeroi në Komisariat.
Nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia për ndalimin e gazetarit, por mësohet se ai do të pyetet për protestën e sotme.
Mes të shoqeruarve janë dhe shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe banorë të zonës, të cilët protestuan ditën e sotme kunder ndërtimit të HEC-ve në këtë zonë. Ata bllokuan simbolikisht rrugën e Kombit për pak minuta. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/