3 kontrollorët, edhe gjykata monton akuzat mbi shpërdorim detyre

3 kontrollorët, edhe gjykata monton akuzat mbi shpërdorim detyre

83
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke mbajtur në burg kontrollorët Armando Fezga dhe Muhin Mezini, dhe “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën.

Prokuroria e Tiranës dërgoi pasditen e djeshme në gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, ku kërkon masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Flora Ndrecës, dhe “arrest me burg” ndaj dy të tjerëve.

Organi i akuzës ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza përfaqsohet nga prokurorët Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.

Propozimi i kërkuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për tre kontrollorët e ndaluar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” mbëdhtetet në komunikime të tyre përmes aplikacionit Whatsapp, në datat 6 dhe 7 prill, kur vendosën të shpallin paaftësinë e përkohshme, për punë çka solli më pas edhe bllokimin e fluturimeve në Rinas.

“Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ai në datën 7 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të Albcontrol në hotel Airport Tirana.

Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësiusë së vecantë, thekson prokuroria.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 6 dhe 7 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza.

Keta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”, thuhet në dosjen e prokurorisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY