Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I çuditshëm sulmi ndaj Kapitolit në Washington, vritet sulmuesi, humb jetën një polic

03/04/2021
I çuditshëm sulmi ndaj Kapitolit në Washington, vritet sulmuesi, humb jetën një polic
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një person përplasi një makinë në një barrikadë pranë Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të premten pasdite, duke plagosur dy oficerë të Policisë së Kapitolit, njëri prej të cilëve më pas vdiq nga plagët, tha policia e Kapitolit.
Autori i sulmit u qëllua dhe më pas vdiq. Yogananda Pittman, shefe në detyrë e policisë së Kapitolit konfirmoi para gazetarëve vdekjen e njërit prej oficerëve të policisë.

Ajo tha se për momentin se emri i oficerit nuk do të jepej deri kur të njoftohej familja. Shefja e policisë Pittman tha se “hetimi është ende në fazat fillestare” dhe se deri tani nuk njihet motivi për sulmin.

Megjithatë policia thotë se nuk beson se ngjarja është e lidhur me terrorizmin. Shefja e policisë tha se autori doli nga automjeti me një thikë në dorë.
Të dy oficerët e Policisë së Kapitollit ishin dërguar në spital, para se policia të konfirmonte se njëri prej tyre kishte vdekur. I dyshuari vdiq në spital.

Policia e Kapitolit thotë se ngjarja ndodhi tek një pikë kontrolli pranë Kapitolit, ndërsa Kongresi nuk është në sesion. Incidenti vjen ndërsa zona e Uashingtonit vazhdon të jetë në gatishmëri, gati tre muaj pasi një turmë protestuesish të armatosur sulmoi Kapitolin ndërsa Kongresi po votonte për të konfirmuar fitoren e presidentit aktual Joe Biden.

Policia falenderoi Gardën e cila dërgoi një forcë të ndërhyrjes së shpejtë që shkoi menjëherë në ndihmë të policisë së Kapitolit.
Megjithëse nuk kishte ndonjë lidhje të menjëhershme midis 6 janarit dhe të premtes, incidenti nxjerr në pah se kompleksi mbetet objektiv i mundshëm për dhunë.

Pika e kontrollit të sigurisë ku ndodhi ngjarja përdoret zakonisht nga senatorët dhe personeli gjatë ditëve të javës, por ligjvënësit janë me pushime.
Barrierat që pengonin trafikun e automjeteve pranë asaj zone u hoqën së fundmi, pasi Kapitoli filloi të rihapej pas trazirave të 6 janarit.VOA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026
Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

18/02/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026
Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

18/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.