PD: Rama nuk regjistroi emigrantët që ti ndalonte të votonin

PD: Rama nuk regjistroi emigrantët që ti ndalonte të votonin

94
0
Shares

PD ka theksuar sërish sot premtimin për votim elektronik kur të vijë në pushtet.

Në një deklaratë të PD thuhet se Rama pengoi edhe kësaj here emigrantët të votojnë.

Deklarata e PD:

Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.

Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.

Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do tê bêjë tê mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.

Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve tê vijnê nê Shqipëri për të votuar nê 25 Prill. Së bashku do tê bëjmë ndryshimin! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY