Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në Mallakastër, ka zhvilluar takim me naftëtarët e Ballshit.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, tha se naftëtarët sot janë të zhgënjyer nga qeveria për faktin se statusi i votuar në parlament me 140 vota nuk ka hyrë në fuqi. Ai tha se rafineria do fillojë punë atëherë kur naftëtarëve do t’u garantohen për ato që u takon.
“Sot na nderon me pjesëmarrjen e tij zoti Lulzim Basha, ashtu siç na ka vizituar edhe ne grevën e urisë që ne kemi zhvilluar, duke qenë që ky qytet është ndërtuar mbi fatin e kësaj rafinerie, mbi përpunimin e lëndës së parë e cila del në rrethinat tona, në qytetin tone dhe në gjithë krahinën Fier-Patos-Mallakastër. Gjithë naftëtarët e kanë të lidhur fatin me rafinerinë, ndaj këtu në takim janë edhe specialistë të cilët kanë një jetë të tërë të kaluar në këtë rafineri dhe në fund u flakën në rrugë të zhgënjyer. Të zhgënjyer për faktin se ka kaluar një status për naftëtarët me 140 vota në parlament. Në moment që ne kemi qenë në grevë urie, normalisht që ky status duhet të hynte në fuqi. Ashtu siç për një pjesë të naftëtarëve të cilët janë të mbrojtur me pension suplementar siç e kanë quajtur të gjithë deputetët që e kaluan këtë status. Brezi jonë i kolegëve që kemi qenë në grevë urie mbrojtëm nga ky status, sepse për tre vite ne përfitojmë nga ky status dhe fitojmë të drejtën që mbrojtja ekonomike mbi ne të veprojë dhe të thotë që, i shprehur shumë qartë ai status na jepte të drejtën e fitimit të një page prej 105% të pagës minimale që ka kaluar në rrugë ligjore, por asnjëherë nuk u zbatua kjo. Edhe pse kërkesat tona kanë qenë të qarta që në fillimin e kësaj proteste. Pika e dytë ka qenë rivënia në punë e rafinerisë, por me një kusht; të mos ndodhin më të tilla zhgënjime. Është kërkuar garancia edhe nga zoti kryeministër. Unë kam qenë me një përfaqësi naftëtarësh dhe pjesa më e madhe janë këtu. Që nëse uzina një ditë fillon punë, të jepet garancia nga pala shtet sepse nuk do të pranonim kurrë më që të vijë qiramarrësi i radhës të shfrytëzojë rafinerinë për 6 muaj dhe të largohet. Nëse kjo rafineri nuk do të ketë të ardhme më mirë le të mbyllet por ne nuk do të falim një gjë që na takon dhe këtu ju shikoj në sy. Kemi detyrimet që janë të prapambetura, janë lekët e prapambetura të naftëtarëve të periudhës 2015-2016. Është një vendim gjyqi i formës së prerë i paapelueshëm. Ka pasur një urdhër sekuestro mbi rafinerinë për lekët e prapambetura të punëtorëve. Çuditërisht ky urdhër nuk u zbatua nga vitit 2018 deri në vitin 2019. Këto letra mbaheshin të fshehura. Këto kemi kërkuar ne edhe kur zoti Lul Basha erdhi në grevën e urisë por edhe nga zoti Rama ku kemi zhvilluar takimin në qarkun e Fierit. Në rafineri janë të majtë, janë të djathtë, por mbi të gjitha naftëtarët kërkojnë djersën e ballit, kërkojnë mos t’u mohohet djersa dhe buka e fëmijëve të tyre” – u shpreh kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj.
Ndërsa një nga përfaqësuesit e naftëtarëve, tha se kërkesat e naftëtarëve janë ta panegociueshme për çdo qeveria. Sipas tij, pa marrë lekët e prapambetura ata nuk do të rikthehen në punë.
“Përshëndetje zoti Lulzim. Ju përshëndes dhe ju uroj mirëseardhjen si kryetar i opozitës dhe kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Pa anashkaluar kapitenin e kësaj skuadre zotin Enkelejd Alibeaj dhe qershia mbi tortë është kandidati për deputet i zonës së Mallakastrës i cili ka ditur t’i japi fitoren kësaj opozite në 12 vitet e fundit Agron Kapllani. Pra kërkesa siç e tha edhe zoti kryetar Sokoli tonat janë të panegociueshme si për këtë qeveri si për qeverinë që pretendohet të vijë, pra me ju kryeministër. Ne kërkojmë lekët e prapambetura, rifillimin e punës dhe pa anashkaluar siç e tha edhe zoti Sokol dhënien 100% të statusit të naftëtarit, por edhe të minatorit sepse edhe ata janë vëllezërit tanë të cilët kanë kaluar vuajtjet njësoj si ne. Prandaj ne duam nga ana juaj atë premtim siç e kemi biseduar në ambientet e grevës së urisë, përtej euforisë së fushatës elektorale, ne kërkojmë me ngulm dhe e duam premtim të cilin jo si kryeministri që ishte, sepse dhe ai të njëjtin premtim na dha me zë dhe me figurë që këta naftëtarë do marrin lekët e prapambetura. Ne duam përsëri nga ana juaj, por jo edhe njëherë me euforinë e fushatës, por me zemër dhe pastërtinë siç dini ju ta jepni.” – tha një përfaqësues i naftëtarëve.
Duke qenë në dijeni për problemet që kanë, Basha ka premtuar që industria e minierave në përgjithësi dhe ajo e naftës në veçanti do të marrë përparësi, do të trajtohet me kujdes, ndershmëri dhe profesionalizëm për të mundësuar investime serioze të huaja dhe kujdes për punëtorët dhe gjithë komunitetin. Ai gjithashtu përsëriti zotimin e tij se çdo pagë e prapambetur do t’u jepet naftëtarëve.
Lulzim Basha: Së pari, ju falënderoj për mikpritjen dhe ndodhem sot këtu me një ndjesi të dyfishtë, e para është pozitive, se ju shoh tashmë jemi miq të vjetër dhe ju shohë në këmbë, herën e fundit ishit shtrirë. Ju shoh po kështu të prookupuar, të brengosur por edhe me shpresë, është kjo e fundit që ma mbush shpirtin plotë. Ndoshta është kjo ditë e bukur, pothuajse ditë vere, por ndoshta është diçka më shumë, është një frymë ndryshimi dhe shprese që po fryn kudo dhe s’ka si mos fryjë edhe këtu, në këtë vend, para kësaj dere, para kësaj porte që sa herë ta shikonim duhet të na i mbushte zemrat me krenari, për punën e njerëzve tanë, për punën e naftëtarëve tanë, për sakrificën e tyre që ka prodhuar kaq të mira, por në fakt na mbush me ankth dhe një ndjesi padrejtësie. Një ndjesi padrejtësie e cila më kujton një thënie të vjetër të një miku të huaj, i cili vinte nga një vend naftëmbajtës, por shumë i varfër dhe më tha, ajo që duhet të ishte bekimi ynë u kthye në mallkimin tonë. Ky mik i huaj e kishte fjalën për çështje gjeostrategjike për luftërat e mëdha që kanë plasur tani e 200 vjet për burimet nën tokësore siç është edhe nafta ndërsa unë e kam fjalën për luftën prej dekadash që është zhvilluar këtu për pasurinë e kësaj nëntoke, luftë e cila kanë përfituar një grusht njerëzish dhe kur them kanë përfituar janë pasuruar përtej asaj që mund të na e marri mendja ne. Kur them kanë përfituar do të thotë që ata kanë arritur përmes shfrytëzimit të punës tuaj dhe naftës shqiptare të vënë pasuri të cilat as nuk mund ti imagjinojmë nga njëra anë dhe nga ana tjetër varfërimin e vazhdueshëm, vuajtjet e vazhdueshme, grevë urie në të cilat për fat të keq kam qenë i pranishëm jo thjesht si dëshmitar por edhe si një njeri me përgjegjësi përpara jush. Natyrisht jo përgjegjësitë e kryeministrit të cilat pres ti marr dhe ti shkarkoj me ballin lart para jush pas 25 prillit me votën tuaj por me përgjegjësinë e kryetarit të opozitës, për t’ju dëgjuar problemin, për të ekspozuar dhe për ti dhënë fuqi zërit tuaj dhe për të folur së bashku mbi zgjidhjen e problemit. A ka zgjidhje ky problem? Sigurisht që po. Sigurisht që është e pamundur që kjo pasuri e jashtëzakonshme e cila rrjedh në xhepat e një grushti njerëzish të mos pasurojë, të mos begatojë, të mos normalizojë familjet e Ballshit, Mallakastrës e të gjithë pellgut naftëmbajtës e të gjithë këtij qarku, madje të veprojë në këtë mënyrë në të gjithë familjet shqiptare, për fermerët shqiptarë, për industrinë shqiptare. Problemi i rafinerisë, në tërësi problemi i naftës shqiptare është një problem politik, është një problem i krijuar nga makutëria e politikanëve për të përfituar bashkë me një grusht dallaveraxhinjsh. Nuk ka rëndësi çfarë pasaporte kanë, nuk ka rëndësi me çfarë gjuhe kanë ardhur dhe kanë folur para jush. Fakti mbetet që kjo pasuri e jashtëzakonshme, në vend që të punonte për shqiptaret, në vend që të punonte për naftëtarët, në vend që të punonte për Ballshin dhe Mallakastrën u kthye në një bekim për një grusht njerëzish dhe një mallkim për të gjithë ju dhe në një vuajtje dhe në një brengë për të gjithë ju. Nuk dua të lë jashtë vëmendjes edhe sakrificën e grave tuaja, nënave të fëmijëve tuaj. Dua t’i nderoj ato sot, dua të kujtoj se ishte akti i fundit, futja e tyre në grevë urie e cila u duk sikur filloi të lëvizte diçka dhe dua ta kujtoj sepse ky është vendi, këtu, para rafinerisë për të kujtuar forcën e gruas shqiptare dhe për t’ju thënë se ju jeni kaq të forta saqë arritët dhe në një moment që ku askush tjetër nuk po jepte dot zgjidhje me forcën tuaj, ta shtynit problemin përpara. Nuk është zgjidhur plotësisht por e shtytë përpara dhe dua t’jua them fare qartë se është forca juaj si nëna, si bashkëshorte dhe si punonjëse të këtij sektori që më frymëzon dhe që na frymëzon. Një grua e fortë ballshiote, një grua e fortë mallakastriote është në fakt esenca e forcës së Mallakastrës. Një grua e fortë shqiptare është garancia për një Shqipëri të fortë. Por, dua t’i kthehem dhe njëherë temës për të cilën jemi mbledhur sot. Që këto të zeza të mos përsëriten më, parakushti numër një, kushti i gjithë kushteve është që, politika mos t’i futet kësaj çështje me mendimin çfarë do të përfitojë, që politikanët dhe drejtuesit e ardhshëm mos të vijnë këtu me sytë e shqyer nga babëzia për të parë se çfarë do të fusin në xhep me qiramarrësin e ardhshëm, por të vijnë këtu të vetëdijshëm se kjo pasuri e jashtëzakonshme nuk u takon atyre, por i takon popullit, i takon njerëzve, në radhë të parë i takon komunitetit të kësaj zone që ka shkresë 3 gjenerata, 4 gjenerata, që nga stërgjyshërit tuaj që nga puset e para për të nxjerrë në tokë këtë pasuri të jashtëzakonshme, cdo vend tjetër që ka arritur ta kthejë pasurinë nëntoksore në bekim për shoqërinë e ka bërë këtë përmes transparencës dhe gjëja e parë që unë do të premtoj sot është transparenca. Pa transparencë asgjë tjetër nuk do të funksionojë.
E dyta që u premtoj është dhënia fund e pandëshkueshmërisë, nga dita e parë e abuzimeve me këtë pasuri e deri ke çdo zyrtarë i qeverisjes sime të ardhshme nuk do të ketë, jo e jo mbrojtje, por do të jetë jo në një por në disa lupa siç i takon zyrtarëve që merren me arin e zi. Ata duhet të kenë nivelin më të lartë të integritetit dhe besueshmërisë. Ata do të ballafaqohen me nivelin më të lartë të kontrollit qeveritarëe parlamentarë, prokurorial, policor, anti-mafja dhe sindikalist. Si një garanci që do të përfaqësojnë zyrtarin më transparent më të ndershëm, duke qënë që do të kenë në dorë vendime që kanë të bëjnë me një nga pasuritë më të mëdha të vendit. Dhe është kjo garanci që u jap sot, është ky zotim që bëj para jush sot, që më ka sjell të ulem para një porte e cila sa herë e shoh për fat të keq në vend që ngjall gëzim më ngjall trishtim në shpirtë. Dhe dua kur të vij herën tjetër ta shoh atë portë e t’ju shoh në sy, t’ju shoh së pari me këtë garanci të bërë realitet me zyrtarë shqiptarë të cilët e dinë se do të vëzhgohen çdo sekondë të veprimtarisë së tyre, do të jenë realisht në një vetting të pandërprerë të jetës së tyre politike, zyrtare dhe private, për faktin e thjeshtë sepse do të kenë në dorë një pasuri që vetëm është abuzuar. Natyrisht përgjegjsinë dhe garancinë për këtë e marr unë sot përsipër, me ndihmën e përfaqsuesve tuaj të ardhshëm, me ndihmën e Enkelejd Alibeajt, me ndihmën e Agron Kapllanajt, me ndihmën e sindikatës, por përgjegjsia është dhe do të jetë e imja. Nuk mundet që të fshihesh dhe të thuash është mardhënie privat privat siç bëri ai që erdhi para jush me premtime të mëdha dhe në fakt vetëm e përkeqsoi dramën e madhe të hajdutërisë, të vjedhjes, të abuzimit dhe të shpërdorimit të pasurisë së kësaj toke në kurrizin e naftëtarëve. Jo! Përgjegjsi është dhe do të jetë gjithmonë qeveria. Përgjegjsi është dhe do të jetë gjithmonë kryeministri pavarsisht se kush do të jetë investitori, i huaj, i brendshëm apo në bashkpunim me njëri tjetrin, përgjegjsia është qeveritare. Dhe përgjegjsia qeveritare do të nisë me atë që ju kam thënë tek shtriheshit, tek dergjeshit në grevën e urisë. Shteti shqiptar do të marrë përsipër pagesën e pa kryer nga kontraktori dhe do të përdorë pastaj të gjithë fuqinë e tij ligjore, të gjithë fuqinë e tij shtetërore që këtë pagesë ta rikuperojë nga ata që kanë mbushur xhepat. E mbaj mend fare mirë se çfarë ju kam thënë. Ato para ju do t’i merrni! Do t’i merrni si detyrim i përgjegjësisë shtetërore ndaj jush por ky është premtimi im ndaj jush. Premtimi im ndaj gjithë taksapaguesve shqiptarë është që asnjë qindarkë nga ato para që ju do merrni dhe që janë djersa juaj dhe do ti merrni, asnjë qindarkë në fund të fundit nuk do të paguhet nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Po përsëris shprehjen që ju kam thënë kur keni qenë të shtrirë në grevë urie “ Po do tua nxjerrim ngado ku i kanë, në konto bankare, në pasuri të paluajtshme, në kesh, po të jetë e nevojshme edhe nga hundët atyre që jua kanë vjedhur me të pa drejtë”. Por miqtë e mi ky është vetëm një korrigjim i pjesshëm i një padrejtësie të madhe. E rëndësishme është që kjo pasuri e cila vazhdon të shpërdorohet, kjo pasuri e cila vazhdon të bekoj një grusht njerëzish dhe ta bëj të pa mundur jetën për një trevë të tërë, kjo pasuri duhet tu kthehet shqiptarëve, njësoj si e gjithë Shqipëria duhet tu kthehet shqiptarëve. Nuk ka vend më të mirë, nuk ka metaforë më të qartë se sa këtu ku ndodhemi se çfarë i ka ndodhur Shqipërisë këto 8 vite. Gjithë pasuritë tona, nafta, kromi, mineralet, bregdeti, të gjitha ato që prodhojnë punësim, prodhojnë mirëqenie, të gjitha kanë përfunduar në një grusht njerëzish. Njësoj si institucionet shtetërore nuk janë më shtetërore, nuk janë më të Republikës, nuk janë më të qytetarëve. Edhe ato janë mbyllur, edhe ato i shërbejnë një grushti njerëzish. Republika është deinstitucionalizuar, politika është shfryturuar dhe shqiptarët e gjejnë veten pavarësisht nëse janë naftëtar apo fermerë, të papunë apo të sapo punësuar, shërbyes civil apo të sektorit privat, biznes i vogël apo sipërmarrës privat, prodhues, eksportues e gjejnë veten jashtë, jashtë ligjit, jashtë institucioneve, jashtë trajtimit të barabartë. Ndaj premtimi im i parë është që pas 25 prillit ti kthejmë politikën fytyrën njerëzore sepse misioni i politikës nuk është të bëjë teatër as me fatet e njerëzve as ta kthejë politikanin në një “shoë man” qё nuk shkulet nga ekrani nga mёngjesi deri nё darkё qё ёshtё gati tё pёrdor dhe fjalorin mё tё ndyrë vetёm e vetёm pёr tё marrё vёmendje. Misioni i politikёs nuk ёshtё qё tё bёjё zhurmё e tё penetrojё nё çdo qelizё tё jetёs shoqёrore qё sa tё futeni nё shtёpi e tё hapni televizorin tё shikoni politikёn, tё ndjeni politikёn zhurmёmadhe, ёshtё e kudogjindshme por nuk zgjidh hallet tuaja, nuk merret me hallet tuaja e nuk merret me problemet tuaja merret vetёm me konflikt zёlartё, gojёshthurur. Ashtu si nuk i duan fёmijёt tanё, ashtu si nuk i kemi ata qё duhet tё na drejtojnё e duhet tё na drejtojnё edhe nё kuptimin etik. Ka humbur fytyra njerёzore e politikёs prandaj janё degdisur nё kёtё pikё institucionet dhe kur degdisen nё kёtё pikё institucionet pastaj nuk ka mё drejtёsi, s’ka mё trajtim tё barabartё para ligjit, pastaj s’ka mё as ekonomi dhe kur nuk ka ekonomi atёhere ka marrё fund gjithçka. E pra qё ta kthejmё zhvillimin ekonomik siç do ta kthejmё, sё pari do tё japim fund kёtij paradoksi duhet me tё vёrtetё qё politika tё jetё njё mision nё shёrbim tё njerёzve e jo njё shfaqje pёr tё grabitur e për t’u pasuruar në kurriz të njerëzve Sa herё qё t’i shikoni njerёz drejtues, kryeministra qё bёjnё shfaqje me fjalё tё mёdha me veshje tё çuditshme me britma me shprehje qё nuk ua kishte marrё mendja tё dёgjonit nga njё politikan kuptojeni qё ajo pas asaj shfaqje fshihet njё tjetёr grabitje, fshihet njё tjetёr vjedhje e madhe qё iu bёhet shqiptarёve, iu bёhet xhepave tuaj, i bёhet buxhetit tё shtetit i bёhet naftёs shqiptare, i bёhet fermerit shqiptar, i bёhet studentёve shqiptarё, mjekёve. Sa herё tё dёgjoni daullet e spektaklit dhe teatrit zhurmёmadh, kuptoni qё pas asaj fshihet vjedhja dhe grabitja e radhёs. Ndaj nga unё keni tё drejtёn të prisni dhe do të keni një tjetër lloj qasje ndaj politikës, jo një politikë zhurmëmadhe, jo njё politikё me shumёfjalё, jo njё politikё qё nuk iu lё rehat dhe iu streson nga mёngjesi deri nё darkё por njё politikё qё i zgjidh problemet tuaja pa teatёr, pa zhurmё pa teatёr me pёrgjegjёsi dhe mbi tё gjitha me dhembshuri, me dhembshuri me kёta njerёz, me kёtё tokё tё lashtё. Me dhembshuri pёr familjet tona pёr fёmijёt tanё, parakushti i njё politike tё mirё ёshtё ta ndjejё problemin, ёshtё ta ndjejё dhimbjen e njerёzve, ёshtё ta ndjejё dhimbjen e prindёrve nё raport me fёmijёt kur vjen puna tek ushqimi apo njё palё kёpucё tё reja apo pagesat minimale pёr mirёqёnien e tyre. Njё politikё me fytyrё njerёzore. Institucione qё i takojnё njerёzve dhe i kontrollojnё njerёzit dhe i kontrolloni ju. Kёto janё dy shtylla kryesore qё do i ringrejmё, do tё rizgjojmё potencialin e jashtёzakonshёm ekonomik tё kёtij vendi dhe do tё rizgjojmё potencialin e jashtёzakonshёm tё rafinerisё sё Ballshit dhe naftёs shqiptare. Pёr kёto betohem sot para jush dhe ju them se kemi plane serioze, kemi një ekip serioz, kemi ekspertizën, kemi përvojën dhe vendosmërinë për t’ju shërbyer. Për ta përmbyllur, asgjë nga këto nuk do të ndodhë vetvetiu, asgjë nuk do të ndryshojë pa larguar shkaktarin e kësaj gjendje dhe këtë nuk e kam në dorë unë. Unë jam vetëm udhërrëfyesi, unë kam në dorë t’ju tregoj sesi edhe ne mund të arrijmë atë që kanë arritur edhe gëzojnë edhe vende fqinje e jo më Europa drejtë së cilës po na shkojnë dhe po na emigrojnë fëmijët dhe rinia jonë. Dhe unë e di rrugën në të cilën duhet shkuar. Sa herë ma keni besuar ja kam dalë t’ju udhëheq në atë shteg dhe t’jua mbajë atë premtim. Kështu ishte me vizat kur të gjithë mendonit se vizat nuk do të hiqeshin kurrë për shqiptarët, por ma ngarkuat mua atë punë. I vura shpatullat bashkë me dhjetëra, qindra profesionistë të policisë së shtetit dhe të sektorëve të tjerë dhe e bëmë të mundur atë që dukej e pa mundur. Kështu ishte dhe me futjen në NATO, të cilën e njihnim si një bamirëse, si një çlirimtare, si një garant por sot jemi anëtarë. Kështu do të jemi dhe me futjen në Bashkimin Europian e cila do të na jap garanci të tjera për transparencën, do të na jap garanci të tjera për konkurrencën e ndershme, do të na jap garanci të tjera për mirëqenien tuaj, do të na jap garanci të tjera për sindikalizmin e vërtet dhe jo të korruptuar që garanton kontratat kolektive, që garanton lirinë, mundësinë, sigurinë e çdo profesionisti dhe të familjeve të tyre, që garanton shëndetin, që garanton trajtimin preferencial dhe të veçantë profesioneve të veçanta. Janë të gjitha standarde europiane. Çdo ditë që rrimë larg europës është një ditë e humbur për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj. Dhe unë di dhe dua dhe do t’ju udhëheq në rrugën drejt Bashkimit Europian por mos harroni ky është misioni im dhe unë e kam marrë këtë mision mbi supe, i vetëdijshëm sa i rëndë dhe i vështirë është por fuqinë e ndryshimit e keni në dorë ju! Me 25 Prill, ndryshimin e keni në dorë ju! Ju vendosni me 25 Prill! Askush tjetër! Secili prej jush me votën tuaj dhe të gjithë ju bashkë keni në dorë ta lëmë Shqipërinë kështu siç ka qenë këto tetë vite apo ta ndryshojmë siç po ndryshojnë gjithë vendet rreth nesh dhe ta fusim në rrugën e përparimit, të drejtësisë dhe të fytyrës njerëzore të politikës. Ftesa ime është: “Bëhuni bashkë siç keni qenë në ditët më të vështira! Dilni masivisht dhe votoni! Mos lini askënd në shtëpi pa votuar!”. Mos lini askënd në shtëpi duke uruar: “Ah, sikur të ndryshonte ekonomia! Sikur të ndryshojë arsimi! Sikur të ndryshojë shëndetësia!” Se me të uruar, asgjë nuk do të ndryshojë, por me votën tuaj ne do të bëjmë të mundur që gjërat ndryshojnë, që ju të fitoni, Ballshi të fitojë dhe Shqipëria te fitojë. Ndaj jepini forcë aspiratave tuaja duke dalë dhe duke votuar, j’ua them ketë i vetëdishëm se hapi tjetër pastaj është përgjegjësia ime para jush. Jua them këtë i vetëdishëm se pastaj do të kthehem përsëri këtu duke ju parë sy më sy siç ju shoh sot, siç jemi parë gjithë këto vite ç’është e vërteta, për t’ju treguar se në fakt ajo që ka penguar zgjidhjen e drejtë dhe afatgjatë të problemit tuaj ka qenë politika, po kështu do të jetë politika e drejtë, politika me fytyrë njerëzore, politika që jua njeh hallet në shtëpitë tuaja, siç u kam qenë në shtëpitë tuaja, politika që i ka dëgjuar fëmijët tuaj, siç i kam dëgjuar fëmijët tuaj gjithë këto vite, në shtëpitë tuaja, në lagjet tuaja, në ato pallatet 3-katshe pas tregut, brenda në treg, me bizneset e vogla, në takimet që kemi bërë, në grevat e urisë, këtu para derës së rafinerisë dhe ju them: ua ndjej dhimbjen, ua kuptoj vuajtjen dhe di dhe do tu jap zgjidhje këtyre problemeve për një Ballsh normal, për një Mallakastër të punës dhe për një Shqipëri që punon dhe jeton me djersën e ballit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/