Rrëfimi dramatik i ish prokurorit: Këto janë zonat ku zgjedhjet lokale dhe...

Rrëfimi dramatik i ish prokurorit: Këto janë zonat ku zgjedhjet lokale dhe qëndrore i kalkulon krimi i organizuar

424
0
Shares

Ish-prokurori Gentian Trenova në një intervistë për ‘FaxNews’ thotë krimi i organizuar ndikon fort zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Sipas tij cdo zonë ka një padron të sajin, i cili vendos se kush do të jetë deputeti dhe kryetari i Bashkisë së zonës.

Në vitet e fundit kemi vënë re një lloj strukture të krimit të organizuar ku në disa krahina për shkak të veprimtarisë kriminale, të vjedhjes, kultivimit dhe rritjes të lëndëve narkotike, këto krahina kanë pasur një padronin dhe ky më pas ishte personi që organizonte të gjithë veprimtarinë e vjedhjes së lëndëve narkotike, fuste në punë të gjithë banorët e zonës, ose njerëz që vinin nga krahina të tjera, paguante të gjithë policët për të lënë të qetë.

Për shembull zonat e malësisë, të Tepelenës, të Vlorës, të Beratit, Malësia e Madhe, Dibër, zonat e Krujës, të gjitha këto zona kanë qënë struktura jashtë shtetit, pra në një farë mënyrë kanë vepruar paralel me shtetin, një shtet më vete.

Krimi i organizuar ka vepruar edhe në zonat urbane, kryesisht në trafikimin e lëndëve të tjera narkotike, psh. kokainë heroinë, marrim shembull Korçë-Elbasan, që është një zonë e trafikut të heroinës, apo e zonës së veriut ku ka dominuar trafiku i kokainës, përmendim këtu Shkodrën, Kukësin të lidhura me Kosovën dhe Malin e Zi”, deklaroi ish prokurori Trenova.

Kjo është hera e parë që një aktor në drejtësi flet hapur për përfshirjen e krimit në politikë sipas skemave që kryqëzon trafikimin dhe kultivimin me zyra të sigurta në polici dhe pushtet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY