Paloka: Socialistët të vetëdijshëm, me Ramën 3 orë më shumë janë fatkeqësi

Paloka: Socialistët të vetëdijshëm, me Ramën 3 orë më shumë janë fatkeqësi

150
0
Shares

Fushata elektorale për Partinë Demokratike duket se ka nisur pozitivisht me pritjen që qytetarët po i bëjnë kandidatëve në Qarkun e Durrësit, ku duket se Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Z. Edi Paloka dhe dy kandidatët Andia Ulliri dhe Aulon Kalaja, janë pritur me entuziazëm në zonën e Fushë Krujës. Gjatë takimit Z. Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër, gjë që u reflektua dhe në hapjes së fushatës elektorale.

Paloka: “Nuk ishte i braktisur dhe i vetëm mbrëmë Edi Rama, sepse siç u përpoq ta justifikonte, është nga ata që zbaton rregullat. Dhe ne u kërkuam qytetarëve që hapjen e fushatës ta ndiqnin nëpërmjet mediave, sepse të tilla ishin rregullat. Një pjesë e juaja na kërkuan të vijnë në Tiranë dhe u thamë jo, sepse këto janë rregullat dhe duhet të zbatoheshin, por nuk i ndalje dot qytetarët. Prandaj u mblodhën, për të treguar se tek Partia Demokratike shohin shpresën. Askush nuk do t’i ndalte as socialistët nëse do e shihnin me shpresë Edi Ramën, por qytetarët kalonin dhe e shihnin me indiferencë, ishin aq pak se i kanë braktisur dhe vetë socialistët. Socialistët e dinë tashmë që me Ramën jo mandat të tretë, por edhe tre orë më shumë janë fatkeqësi për shqiptarët.

Gjithashtu Z. Paloka e cilësoi betejën në këto zgjedhje, si një betejë përballë një qeverie e cila nuk u zgjidhi problemet qytetarëve, por u bë problem për ta dhe nuk harroi as të kujtojë atë çfarë ndodhi në qytetin e Durrësit, ku peshkarexhat u larguan në shenjë proteste pasi u njoftuan se për vizitë në portin e peshkimit do të vintë Rama.

Paloka: Beteja jonë është me një qeveri që për 8 vite nuk bëri asnjë gjë për shqiptarët, por përkundrazi, u kthye në problemin më të madh të qytetarëve. Ikën të gjithë peshkarexhat nga porti në shenjë proteste dhe e lanë Ramën si peshku pa ujë, u detyrua t’i thotë Gjergj Lucës më sill peshkarexhat nga Shëngjini, që të bënte takimin, e braktisën të gjithë, sepse ka 8 vite që i mashtron, me këtë përballemi me 25 prill.

Në fund të takimit Paloka u premtoi banorëve të Fushë Krujës se Partia Demokratike do të punojë që t’u kthejë normalitetin, qetësinë dhe integrimin e Shqipërisë në Europë, ky i fundit proces i ndërprerë nga Rama. Gjithashtu ai i ftoi qytetarët që me datë 25 prill, askush të mos qëndrojë në shtëpi, por të votojë për ndryshim.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY