Humbi jetën sot nga covid në moshën 58-vjeçare deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
Mesohet se Fino është ndarë nga jeta sot rreth ores 04.00 te mengjesit, ndërsa prej disa kohësh po luftonte me virusin.
Në një postim në rrjetet sociale, zv/ kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto me Finon shkruan: “Tani je ne qiell shoku im”.
Dhimbje ka shprehur edhe kryeministri Rama.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.
Fino eshte perfshire ne policise qe ne vitin 1996 kur u zgjodh kryetar i bashkise se Gjirokastres. Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, vit ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.
Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Ai ishte deputet i PS qe nga viti 1997 ne te gjithe legjislaturat. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/