Gjekmarkaj: Edi Rama, një rrobë që duhet flakur!

Gjekmarkaj: Edi Rama, një rrobë që duhet flakur!

80
0
Shares

Kandidati për deputet i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj shkruan se Edi Rama është një rrobë që duhet flakur. Ai është shprehur se, Rama do t’i humbasë zgjedhjet me meritën e tij dhe se nuk ka patur asnjë sukses gjatë qeverisjes.

Edi Rama si një rraqe për tu hedhur ! Edi Rama i humbet zgjedhjet për meritën e vet të plotë! Ai nuk ka patur asnjë sukses në qeverisje por shumë të tillë në modele! Mund ti rreshtojmë disa. Rama është Kryeministri më i gjatë, më shallvarëgjëri, më ekzibicionisti në gojështhurje , më arroganti, peng i lacave dhe bracave, rrugëhapësi i tyre në parlament e pushtet lokal.Gënjeshtar organik, bahçevan i banalitetit , kultivues i servilizmit, rrafshues i parasë publike, lerues i arave kanabike, debues i shqiptarve në emigracion, i dyshimtë vetë si emigrant.I papunë me shume fjalë mbi punën, natës i thotë ditë e ditën e bën të padobishme, kapës i drejtësisë i kapur vetë nga të padrejtët, lubrifikant i korrupsionit vetë më mendime të thata, zaptues i hapsirës mediatike në të cilën ka plot kamerierë lepe peqe. Mit për Elisën, Etildën, Ogertën, Damjanin, Arbenin, Nikon, Beqen e shumë të tjere kulturogë e akademikë si këta dhe bashkë me ta i urryeshëm për shumicën e shqiptarve !

Edi Rama ka tetë vjet që detyroj popullin të ikë, tani do të kthehet Populli dhe do ikë Rama. Si saraj personal e ka bërë Shqiperinë së bashku me sejmenet e tij pa gjini ! Ai vetëm premton dhe në çdo rast kuturis një genjeshtër!

Tani atë që se ka bërë në tetë vjet na premton se do e bejë në katër ! I janë zëne veshet , i janë lebyrur sytë.Nuk kupton që Shqiperia kërkon dëbimin e tij por jo, ai kacavirret me thonj, këlthet , ulëret bërtet! E ka tejkaluar me kohë merzinë, çdo cak të dëmit po ashtu, duke fituar perbuzjen e popullit të tij !

Edi Rama është kurajoz , është kurajoja e atij që ka frikë e atij që njeh vetveten në raport me bemet  e pushtetit dhe fatin e mepasëm dhe o burra kerkon e kerkon me kotelet e tij nga pas që mjaullijnë si shpirt i keq!Edi Rama është i paditur, i palexuar në thelb i pashkollë me aftësi jo të vogla manipulimi!Edi Rama nuk ka më program, nuk ka më skuader, nuk ka me forcë , është thjeshtë një rraqe e historisë tashmë që po shkon pandalshem në muzeum ose tek kater penxheretë!Në Lezhë po nxjerrim lënden e parë për t’ja bërë sa më te lehtë jetesen e re!”, ka përfunduar ai./ CNA.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY