Një bujtinë është djegur me benzinë në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe ndërkohë që ishte në përfundim të punimeve.
Buni i Bajraktarit ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit, dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro.
Korrespondenti i gazetës “Panorama” raporton se bujtina e djegur është në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj, që ka ardhur nga Anglia për të investuar.
Investimi ishte në fazën e fundit, por papritur mbrëmë persona të paidentifikuar i kanë vënë flakës bujtinës. Sipas burimeve djegia është bërë me benzinë gjatë orëve të natës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/