Arrestimi i drejtorit në Shëngjin, policia rrëfen akuzën

Arrestimi i drejtorit në Shëngjin, policia rrëfen akuzën

154
0
Shares

Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e drejtorit të siguris së Portit të Shëngjinit Agostin Gjini.

”Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve “”, njofton policia e Lezhës.

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

Policia nuk tregon për cilën kohë bëhet fjalë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY