Një person në Miras të Korçës, Klavio Karuni, u arrestua këtë mbrëmje pasi dyshohet se përdhunoi një grua me të meta mendore.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar”, njofton policia e Korçës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/