Kryeministri Rama lajmëroi sot në Rinas në kthim nga Turqia, mundësinë e hapjes së një fabrike prodhuese vaksinash në Shqipëri, që e çon vendin tonë të dytin pas Serbisë për të guxuar në prodhimin e një vaksine që do t’ju shërbejë shqiptarëve por edhe më gjerë.
Rama arrizi një marrëveshje ne Stamboll për rreth 1 milionë vaksina kineze.
Kryeministri Rama u tha gazetarëve ndërkohë se Shqipëria pret të marrë edhe 25 mijë mijë doza të tjera vaksina ruse Sputnik V.
Rama deklaroi se deri në qershor, do të vaksinohen 500 mijë qytetarë, ndërsa iu bëri thirrje mjekëve nga Kosova që të vijnë e të vaksinohen në Shqipëri.
Nga Stambolli, Rama publikoi në faqen e tij në Facebook, momentin kur kutitë e mbushura me vaksina ngarkohen në avionin e Air Albania, “Lasgushi”. Ai nuk la pa thumbuar kundërshtarët dhe skeptikët duket thënë se “mos e dyshoni kurrë që do t’ja dalim”.
Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se është dinamika e procesit kundër përhapjes së COVID19 që e detyroi Shqipërinë që të merrte vaksinën kineze. Teksa u krahasua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Rama deklaroi se kjo marrëveshje nuk është në funksion të fushatës elektorale.
“Dinamika e procesit, e njëjta gjë që shtyn edhe kancelaren të thotë se edhe nëse BE nuk miraton vaksinën, Gjermania do e marrë. Nëse do të ishte e mundur që të merrej 1 ditë më parë, sigurisht që unë s’do të prisja të ndodhte ky përkim. Pastaj këto janë biseda lidhur me koecidencat kur s’ke asgjë tjetër për të bërë.”-tha Rama. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/