“Kush ishte socialist, mori paret e tërmetit nga Ylli Shehu”, banorët në...

“Kush ishte socialist, mori paret e tërmetit nga Ylli Shehu”, banorët në Bathore denoncojnë skandalin

371
0
Shares

Në Bathore, në Bashkinë Kamëz, banorët denoncuan qeverinë qendrire dhe lokale se po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale. Një kryefamiljar tregoi diskriminim politik që PS po bën mes njerëzve që u është dëmtuar shtëpia.

“Ylli Shehu erdhi vetë, i mori me numër karte 96 familje. Kush ishte në sistem socialist, mori paret e tërmetit. Kush ishte në sistem demokrat, iu hoq vizë e kuqe. Po a është drejtësi kjo?” – tha i revoltuar banori.

“Do ta ndjek unë këtë. Që nga administratori Ylli Shehu këtu dhe deri tek kryetari i Bashkisë që i bën këto dallavere, do të përgjigjen nesër para ligjit. Nuk je i vetmi rast. Janë me dhjetëra e qindra raste që bëjnë diskriminime të tilla. Ata do ta paguajnë shtrenjtë këtë gjë. Pas 25 Prillit do të japë llogari Rakip Suli, Ylli Shehu dhe të gjithë me radhë”, – siguroi Flamur Noka banorët e Bathores të përjashtuar nga dëmshpërblimi i tërmetit mbi baza partiake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY