Burime ende të pakonfirmuara bënë të ditir se brenda magazinës që po digjet është bllokuar roja i objektit, shefi i sigurisë, Arjan Sala.
Familjarët e tij janë të frikësuar për fatin e të riut dhe xhaxhai i Salës, i dëshpëruar, kërkon që të futet brenda magazinës për të shpëtuar nipin e tij, për të cilin thotë se është futur të shpëtojë punëtorët e tjerë, por është bllokuar vetë.
“Vetëm Zoti më ndalon,”– thotë ai, ndërsa autoritetet nuk i japin asnjë informacion dhe nuk e lënë të hyjë.
Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka mohuar se ka pasur punonjës brenda magazinës më flakë. Për shkak të pozicionit ku gjendet magazine, nuk është bërë ende e mundur shuarja e flakëve. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/