Zëdhënsja e PD i përgjigjet Ramës me nhë deklaratë nga selia e PD. E vetmja gjë që bëri në 8 vite për energjinë, ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë pёr t’ua dhёnё miqve tё tij, deklaron Garo.
Deklarata e Garos:
Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera.
Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë.
Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.
Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.
Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë.
Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/