Horoskopi, 19 Mars 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 19 Mars 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

890
0
Shares

Dashi
Nuk do mërziteni aspak ne krahët e partnerit tuaj gjate kësaj dite, përkundrazi emocionet do jene me te fuqishme se me pare. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret duhet te përgatiten për takime impresionuese te cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Me financat tregohuni te matur. Po shpenzuat me kursim çdo gjë ka për t’iu ecur si duhet.

Demi
Priten vështirësi te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe do jeni kokëfortë ne maksimum. Beqaret do jene te përhumbur dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas sikujt. Nuk do e ndryshojnë aspak statusin. Financat do jene delikate dhe asgjë nuk ka për te ecur ashtu si ata do dëshironin. Ulni menjëherë shpenzimet.

Binjaket
Do jeni me te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit dhe do e dini mire çfarë te bëni kur te jeni pranë te dashurit te zemrës. Gjerat kane për t’iu shkuar ashtu si i keni ëndërruar. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Gjendja e financave do jete e kënaqshme. Do arrini madje te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Gaforrja
Do ndiheni me te lire sot jute dashuruarit dhe do i shprehni pa pushim ndjenjat. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do realizojnë një takim, por personi nuk do ua mbushe plotësisht mendjen sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar buxheti vështirë se mund te stabilizohet. Kërkoni sa me pare ndihme nga specialistet.

Luani
Nuk duhet te neglizhoni asnjë detaj sado te vogël sot ne jetën tuaj ne çift sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do preferojnë ta kalojnë kohen e lire me miqtë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje. Buxheti do jete i mire kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht. Shlyejini edhe borxhet.

Virgjeresha
Duhet te silleni mire sot juve qe jeni ne një lidhje sepse gabimet e vogla mund t’iu kushtojnë me tepër nga sa e keni menduar. Mendoni edhe për te ardhmen jo vetëm për te tashmen. Beqaret do afrohen tej mase me një person qe e kane njohur rishtazi. Ne planin financiar fati do jete me ju dhe do i kryeni te gjitha investimet qe keni menduar. Gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshorja
Do e konsolidoni mjaft marrëdhënien tuaj ne çift gjate kësaj dite gjerat do ju ecin me mire nga sa e kishit menduar. Shfrytëzojeni çdo moment ne maksimum. Beqaret do jene gati te ndërmarrin edhe rreziqe vetëm qe ta ndryshojnë sa me pare statusin ne te cilin ndodhen. Financat nuk do jene ne momentin me te mire kështu qe duhet pasur kujdes me çdo shpenzim.

Akrepi
Jeta ne çift do jete fantastike sot. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ua plotësojë te gjitha dëshirat qe keni pasur. Do ndiheni te bekuar nga yjet. Beqaret do jene te rezervuar dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Gjithsesi ka mundësi qe te ndodhi diçka e bukur ne mbrëmje. Me paratë do ketë tronditje te vogla, por asgjë për t’u alarmuar.

Shigjetari
Dite e animuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do bini dakord për çdo gjë me partnerin dhe gjithçka do ju ece për mrekulli. Beqaret do jene ne humor dhe gati edhe për aventura kalimtare. E rëndësishme është qe emocionet do jene te forta. Me financat tregohuni te arsyeshëm sepse përndryshe çdo gjë do ju dale jashtë kontrollit.

Bricjapi
Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate kësaj dite. Do ndiheni mire dhe gati për te mare vendime me rendësi te madhe. Gjithçka për ju do jete me ndryshe. Beqaret do jene tërheqës ne maksimum dhe do e bejne per vete cilindo qe do pëlqejnë. Ne planin financiar problemet do jene te mëdha. Kërkoni ndihme nga familjaret sa me shpejt qe te jete e mundur.

Ujori
Shijojeni sa me shume harmoninë qe do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift sepse jo gjithmonë vijnë dite te tilla. Komunikimi dhe toleranca do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te mendohen mire para se te hedhin ndonjë hap sepse gjerat mund te mos dalin ashtu si e prisnin. Ne planin financiar nuk duhet ndërmarrë asnjë lloj rreziku. Menaxhojini ato para qe keni.

Peshqit
Do jeni te qarte për atë qe do i kërkoni partnerit tuaj sot. Fatmirësisht ai do jete ne humor te mire dhe do ua plotësojë dëshirat një e nga një. Beqaret do realizojnë një takim, por qe nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. ne planin financiar duhet t’i bëni mire parashikimet para se te hidhni hapa. Hua mos jepni kurrsesi, por edhe investimet limitojini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY