Ditën e sotme ka ndërruar jetë një qytetar në Tiranë pas sorollatjes 48 orëshe për të marrë ndihmën mjekësore, njofton ‘FaxNews’.
Kreshnik Kaçi 48-vjeç ka ndërruar jetë pasi ishte i palarë dhe mjekët e urgjencës refuzuan t’i jepnin ndihmën mjekësore në kohën që qytetarët kërkuan ndihmë për të.
Para pak ditësh fqinjët e tij i kishin kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore, por ata nuk kanë pranuar, pasi 48-vjeçari jetonte i vetëm dhe ishte i palarë. Më pas komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, dhe e cuan në spitalin e Traumës.
Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim. Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/