Irlanda pezulloi përdorimin e vaksinës së AstraZeneca edhe pse vendi kishte kërkuar nga kompania të shtonte furnizimin me vaksina në vend.
Vendimi u nxit pasi Norvegjia konfirmoi disa raste të dyshimta me mpiksje gjaku dhe hemorragji pas marrjes së vaksinës. Sipas Daily Mail, Norvegjia regjistroi të paktën tre raste me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës. Tre personat janë pjesë e bluzave të bardha.
Shqetësues është fakti se ata janë të rinj në moshë. Një zyrtar norvegjez tha se janë raportuar dhjetëra raste kur personat e rinj që kanë marrë vaksinën, kanë pasur hemorragji dhe nxirje të lëkurës.
Po ashtu janë raportuar raste me numër të trombociteve, që mund të provokojnë hemorragji të brendshme.
Thuajse gjysma e vendeve të BE ka bllokuar në mënyrë të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca.
Ndërkohë në Shqipëri kanë mbërritur disa doza të kësaj vaksine, të cilat po aplikohen të mësuesit. Një zyrzar i lartë mjekësor tha se vaksinat e ardhura në Shqipëri nuk i përkasin grupeve të prodhimit që u bllokuan në disa vende evropiane. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/