Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re. Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund në 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.
Posted by Albana Vokshi on Saturday, March 13, 2021
Ka reaguar sot ish-Kryetarja e Komisionit te Medias Albana Vokshi pas incidentit që shkaktoi Kryeministri Rama me gazetaren e fax tv, Efona Haklaj.
Deklarata e Vokshit:
Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.
Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë
Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.
Çfarë ndodhi:
Edi Rama shtyu sot gazetaren e Fax News, Edona Haklaj pasi nuk kishte maskë në nisje të procesit të vaksinimit. Kryeministri Edi Rama e pyeti gazetaren jashtë shkollës “4 Dëshmorët” në kryeqytet se pse nuk ishtë me maskë pranë tij. “Po ti pse s’mban maskë”,-i tha Rama dhe menjëherë ajo iu përgjigj. “E kam harruar në makinë”-ia ktheu gazetarja Edona Haklaj. Rama e urdhëroi të shkonte dhe ta merrte në makinë. “Shko në makinë, ik merre”-tha Rama.
Ajo vijoi të mbante mikrofonin duke mos iu përgjigjur më kryeministrit derisa ky i fundit nuk hezitoi ta largojë me duar. Përpos faktit që kryeministri nuk duhet të prekë asnjëherë dikë, aq më tepër një gazetare pasi konsiderohet akt ofensiv, ai vetë mbante një maskë cope të liruar komplet e cila nuk i mbulonte as hundët e as gojën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/