Greqia shtyn afatin e lejeve te qendrimit per emigrantet, dy intervale kohe...

Greqia shtyn afatin e lejeve te qendrimit per emigrantet, dy intervale kohe per skadenca te ndryshme

86
0
Shares

Ministria e Brendshme greke ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës

Nderkaq jane shtyre me tete muaj edhe lejet qe skandon ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit.

Drafti ligjor u dërgua në parlamentin grek pasditen e së premtes dhe merr vlefshmëri që prej të hënës së ardhshme, më 21 dhjetor.

Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.

Përsa i përket punonjësve sezonalë, burimet sqaruan se të interesuarit duhet të zbatojnë me rigorozitet afatet e tyre të qëndrimit në vend dhe nëse nuk do të kryejnë rinovimin e kontratës së punës me punëdhënësin që i ka kontraktuar, pranë rajoneve të policisë në  zonat që punojnë për shtyrje të tremujori që mundëson ky program, duhet të largohen nga vendi brenda afateve.

Në të kundërt rrezikojnë gjôba dhe pènalitete të rënda, të cilat arrijnë deri në 1200 euro gjôbë për këdo shkel afatin e qëndrimit në zonën Shengen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY