Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku dhe ka mbetur i i vdekur një qytetar.
Në lagjen “24 Maji”, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, automjeti i drejtuar nga 37 vjeçari P. I. banues në Vlorë, ka aksidentuar për vdekje 75 vjeçaren S. G.. E moshuara po lëvizte në këmbë në momentin që u përplas.
Njoftimi i policisë:
Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/