Qeveria, diskriminim për mediat kritike. Mijëra euro reklamë qeverie dhe para ‘nën...

Qeveria, diskriminim për mediat kritike. Mijëra euro reklamë qeverie dhe para ‘nën dorë’ për mediat e veta

91
0
Shares

Qeveria permes nje politike diskriminuese ndaj mediave online kritike me qeverine po ia del te kompensoje mungesen e kontrollit permes varferimit te tyre. Ajo po financon mediat afer qeverise me para publike ndersa refuzon refuzon tevjape reklamat qeveritare per mediat kritike ndaj saj.

Keto dite po publikohen spote te ministrise se Bujqesise ne pjesen me te madhe te mediave online duke lene menjane vetem pak prej tyre. Nuk kane publikim te ketij spoti Droni.al, Syri.net, Faktor.al, Politiko.al, e ndonje tjeter me politika editoriale qe nuk pelqehen nga qeveria.

Secili prej ketyre portaleve eshte i regjistruar sipas ligjeve te shtetit dhe paguan taksa per cdo transaksion. Ata qe i drejtojne dhe punojne jane qytetare te ketij vendi dhe nje pjese e takses se tyre shkon edhe tek ministria e Bujqesise.

Ne shperndarjen e reklames nuk ndikon as niveli i marketingut, pasi ate reklame e kane madje edhe portale qe vihen ne pune vetem kur duhen per ndonje shkrim fake.

Qeveria e ka shume te qarte se ne kete lloj tregu jeton ai qe ka me shume para dhe fiton me shume ai qe shpenzon me shume. Pak lidhet mbijetesa nga cilesia e permbajtjes nese perballe ke portale qe neutralizojne dobesine ne permbajtje me para te investuara ne marketing. Do te fitojne keto te dytet. Ata qe jane te varfer behen edhe me te varfer. Algoritmet mund te lexojne profesionalizmin vetem ne nje treg ku marketingu nuk eshte paresor por konkurohet me cilesine e permbajtjes.

Mediat qe e perfitojne kete reklame ne vlere te larte, e kane te lehte te shumezojne veten ne audiencat e padresuara dixhitale. Ato memorizohen me teper se mediat pa para, pasi shperndahen tek me shume lexues duke larguar audienca potencialisht te interesuara per permbajtjen ne mediat e varfera.

Qe qeveria financon media online permes reklamave te veta nuk ben keq. Ky treg duhet te forcohet. Por kur qeveria financon mediat e veta per te mbytur mediat e tjera, ky eshte represion dixhital, me i keq se sharja ne ERTV, apo shoqerimi ne polici.

Deri dje e ka bere me UKT dhe OSHEE. Tani po e ben me nje ministri. Pa llogaritur mijera euro qe dyshohet se dergohen portal per portal, nen dore nga zyrat e qeverise apo me urdherin e ketyre zyrave.

Ndoshta ministrja e re Milva Ekonomi pritet ta rregulloje kete diskriminim me pasoja per lirine e medias. Megjithate pak shprese ka. Pasi ky eshte nje projeksion i kahershem i qeverise dhe atyre qe perpilojne politikat me mediat.

Me poshte jane vetem nje pjese e logove qe po financon qeveria qe permes mekanizmit dixhital, edhe pse pa qellim ne vertvete nga ana e portaleve, ia dalin te zhurmojne apo te zbehin ato pak zera kritike ndaj saj. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY