SPAK kerkon sekuestrimin e 3 milione eurove te ‘toyota yaris’

SPAK kerkon sekuestrimin e 3 milione eurove te ‘toyota yaris’

175
0
Shares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka kerkuar sot sekuestrimin eurove te gjetura ne Tojota Yaris ne ngarkim te Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Njoftimi i SPAK:

SPAK përfunduar verifikimet pasurore për procedimin pasuror Nr.1 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasve Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Në përfundim të verifikimeve pasurore, bazuar në parashikimet e nenit 21 e vijues të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr.70/2017), Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për konfiskimin e pasurive ndaj të hetuarve të mësipërm, si më poshtë :

  • Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane.
  •  Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë.
  • Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.
  • Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY