Rëndohet akuza ndaj policit që vrau Klodianin

Rëndohet akuza ndaj policit që vrau Klodianin

162
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën e ngritur ndaj punonjësit të Policisë Nevaldo Hajderaj, i cili vrau të riun Klodian Rasha duke përpiluar akuzën “vrasje me dashje”, dhe jo “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, e cila ishte akuza e ngritur fillimisht.

Kjo lidhet me sigurmin e provës kryesore të krimit, pamjet filmike që kanë regjistruar momentin kur punonjësi i policisë qëllon me armë.

Ky filmim që ka në dorë prokuroria e kryeqytetit, tregon se Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, në drejtim të 25-vjeçarit Klodian Rasha që humbi jetën në vend.Prokuroria këmbëngul në versionin e saj se mes dy personave nuk ka pasur konflikt fizik, dhe fakti që Polici ka qëlluar dy herë, është në shkelje të plotë me ligjin e përdorimit të armëve nga punonjësi i Policisë.

Filmimi tregon se polici ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, drejt Klodian Rashes. Këndi i goditjes se Klodian Rashes, ka qenë në gjatësinë e trupit të viktimes. Filmimi ka zbuluar se Klodian Rasha, është qëlluar nga polici teksa ishte duke u larguar me vrap në rrugicën që të çon në banesën e tij.

Ndërkohë, ajo që mbetet pa u konfirmuar ende, është arma që u gjet pranë vendit të ngjarjes, e që sipas Policisë në njoftimin fillestar, thuhej se i përkiste Rashës. Për ekspertët është bërë i vështirë identifikimi i gjurmëve të gishtave, për shkak se arma ka qëndruar pak kohë në një pellg me ujë, çka e bën të vështirë identifikimin./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY