Rakacolli zbulon se qeveria nuk di kur do të vijë vaksina në...

Rakacolli zbulon se qeveria nuk di kur do të vijë vaksina në Shqipëri

88
0
Shares

Kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka thënë se vaksina kundër COVID-19 do të vijë në Shqipëri në muajt e parë të vitit 2021.

Njeriu kryesor i pandemise ne Shqiperi nuk eshte ne gjendje te percaktoje ne dy apo tre muaj. Muajt e pare te 2021 jane nga janari deri ne qershor. Eshte mungese plani, projekti dhe pergjegjshmerie te deklarosh ne kete interval kohe nderkohe qe fqinjet tane, anetare te BE do ta fillojne qe nga fundi i dhjetorit, maksimumi ne fillim te janarit.

Në një deklaratë të bërë në emisionin “Open”, Rakacolli është shprehur se qeveria ka punuar në disa drejtime për të siguruar vaksinën. Sipas saj në portofolin e  Covax ka disa vaksina përfshirë Astra zeneca dhe Moderna.

Ndërkohë, Rakacolli ka komentuar dhe një harte e publikuar nga një derivat i sajtit prestigjoz “The Economist”, “The Economist Intelligence Unit”,  i cili parashikonte se vaksina në Shqipëri do të vinte në vitin 2022.

Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizur që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021.

Ne kemi punuar në disa drejtimi, i pari me Covax. Varet se cila vaksinë do jetë e para, covax ka në portofolin e saj shumë vaksina. Këtu për shembull është e Astra zenecas. është në tratativa dhe me Modernan”, tha Rakacolli ne Opinion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY