Qeveria, shpërblim 10 mijë lekë për punonjësit e transportit publik

Qeveria, shpërblim 10 mijë lekë për punonjësit e transportit publik

309
0
Shares

Qeveria ka vendosur shperblim per festat e fundvitit për punonjësit e shërbimit të transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili pohon se ky fond është mundësuar nga vetë DPSHTRR.

Shperblimi do te jetë 10 mijë lekë, ndërkohë që pohon se sektori i transportit ka qenë një ndër më të goditurit nga pandemia.

“U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 2020”, shkruan Gonxhja.

Më tej ai njofton se janë miratuar edhe 420 paga lufte shtesë për këta punonjës.

“U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (financuar po nga DPSHTRR)”, shkruan Gonxhja në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY