Kryeministri Rama ka emeryar sot ministrin e ri te Brendshem, nje nga emrat me te besuar te tij ne kabinet, nderkohe edhe menpak i parashikuaru qe do te merrte kete post.
Bledi Çuçi do të jetë pasuesi i Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter. Postin e Çuçit, si ministër Bujqësie do ta marrë Milva Ikonomi. Emrat i janë dërguar Presidentit Ilir Meta për dekretim.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë” shkruan Edi Rama./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/