Sot u njoftuan nga kryeministri Rama ndryshimet e fundit në kabinet. Bled Çuçi, lajmëron Rama, është emëruar në pozicionin e Ministrit të Brendshëm dhe Milva Ekonomi Ministre e Bujqësisë.
Rreth këtij vendimi ka reaguar kryedemokrati Basha në rrjetin social në Facebook ku shprehet se ndërsa familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike, Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit e tij.
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, shkruan Basha.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/